Sport Tennis

Është kthyer mbreti/ Xhokoviç fiton trofeun që i mungonte në karrierë (VIDEO)

Më në fund Novak Xhokoviç është kthyer ai që njohim prej shumë vitesh dhe mbrëmë vonë fitoi edhe turneun e vetëm që nuk e kishte fituar kurrë, duke mundur Roxher Federer në dy sete 6-4, 6-4, në finalen e Cincinnati Masters.

Serbi dominoi dhe fitoi me meritë në përballjen e parë me Federer në thuajse dy vite, ndërkohë që bëri diçka të rrallë, jo vetëm se është bërë tenisti i parë që i fiton gjithë turnetë Masters 1.000, por njëkohësisht i prishi rekordin Federerit, i cili në Cincinnati kishte triumfuar 7 herë, pa humbur asnjë finale.

Tashmë Djokoviç kryeson 24-22 në përballjet me Federer, duke dominuar ndeshjet më të mëdha, sepse kryeson 3-1 në finalet e Grand Slam dhe 12-6 në total në ndeshjet e turneve madhore.

Xhokoviç fitoi turneun e Uimbëlldonit muajin e shkuar, pas kthimit nga një operacion në bërryl, që e la jashtë për shumë kohë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Agolli prezantohet tek New York Cosmos si lojtari më i ri në ekip (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Morata gjen barazimin! VAR ia heq sërish, e treta herë. E pabesueshme me spanjollin (VIDEO)

Delo.autor

Luis Suarez merr ofertën e parezistueshme nga Amerika

Delo.autor

Leave a Comment