Futboll Sport

“FIRMOS kontratën e re ose të VRAMË”/ ZBULOHET e vërteta e zhdukjes së sulmuesit

Sulmuesi nigerian i skuadrës letoneze të Ventspils, Adeleke Akinjemi, i cili më parë ka qenë edhe në pronësinë e Skënderbeut, dhe këtë verë u bë i famshëm për 6 golat ndaj Luftëtarit në Ligën e Europës, vazhdon të jetë i zhdukur prej dy ditësh. Dje ishin drejtuesit e Ventspils që bënë një denoncim publik, por edhe në polici, për vendndodhjen e paditur të Akinjemit, i cili kishte munguar edhe në finalen e Kupës.

Por, detaje të reja zbardh portali “owngoalnigeria.com”, ku përfaqësuesit e 19-vjeçarit, zbardhin versionin e tyre. “Adeleke u bashkua me Ventspils një vit më parë, dhe kishte një klauzolë për blerjen e tij shumë të vogël, dhe kishte një rrogë të vogël. Tani, me performancën e tij në Europa League, klubi refuzon ta shesë, në këtë klauzolë të vogël. Presidenti aktual nuk ishte në krye të ekipit kur Adeleke u ble. Ai tani po përpiqet ta shesë me një çmim të lartë në Rusi, pasi ai është edhe rus, dhe tani që ta shesin për më shumë para, po e detyrojnë që të firmosë një kontratë të re, me një klauzolë shumë më të lartë.

Atij i vendosën edhe një armë në kokë dhe i thanë të firmoste kontratën e re, ose ndryshe do e vrisnin. Akinjemi i tha se do e firmoste në ditët në vazhdim, para se të vendoste të largohej më mirë nga shteti. Ventspils e di shumë mirë për sorollatjet e tij, madje edhe presidenti i klubit ka folur me të. Gjithsesi, ai kërkon siguri për jetën e tij para se të kthehet në Letoni.”

Related posts

“FUTBOLLI ËSHTË I PAMËSHIRSHËM”/ Torasa pas eliminimit nga Crvena Zvezda: Nuk ka mbaruar aventura europiane për ne

Delo.autor

SULME TRONDITËSE PËR TRAJNERIN/ Kërcënohet me jetë trashëgimtarja e Simeones

Delo.autor

PAS LARGIMIT TË MESSIT/ Barcelona rrezikon të humbasë Aguero-n, “fajin” e ka… kluazola e dëmtimeve

Delo.autor

Leave a Comment