Futboll Gossip La Liga Sport

Fitoi 3 champions me Realin, Zidane shijon pushimet me familjen

Zinedine Zidane duket se po e shijon shumë periudhën pas largimit nga Reali i Madridit, në përfundim të sezonit. Francezi i është përkushtuar familjes së tij, duke i bashkuar të katër djemtë, që ndjekin ëndrrën e të atit, në futboll.

46-vjeçari ka postuar në Instagram një foto me të gjithë pjesëtarët e familjes, që po shijojnë të bashkuar keto ditë të nxehta të gushtit.

Bashkëshortja Veronique, djemtë Elyaz, Theo, Luca dhe Enzo, të gjithë të buzëqeshur rreth “shtyllës” së familjes, Zinedine Zidane, që pas tre trofeve radhazi Champions të fituar me Realin, ende nuk ka vendosur nëse do t’i kthehet trajningut.

Luca Zidane është i vetmi i familjes që ka mbetur te Reali, si portier i skuadrës së dytë.

Related posts

FIRMOSI AKORDIN PËR 4 VITE ME MILAN/ Calabria: Kjo fanellë është si lëkura ime

Delo.autor

TALLJA E VERËS NGA KOMPANITË E BASTEVE/ Më shumë mundësi ka të zbulohen UFO, sesa Arsenal të fitojë…

Delo.autor

FITORE E RËNDËSISHME/ Të besuarit e Sarrit mposhtin Brightonin dhe ngjiten në vend të pestë

Delo.autor

Leave a Comment