Futboll Premier League Sport

Geri Nevill “e ha turpin me bukë”/ Vesh fanellën e Xherdan Shaqirit në emision (VIDEO)

Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të urryer për ish-futbollistin e Mançester Junajtid, Geri Nevill. Po ndonjëherë, duhet ta “hash turpin me bukë”, thotë një shprehje shqiptare. 43-vjeçari veshi në emision bluzën e Shaqirit, për shkak të një basti me legjendën tjetër Karragher.

Ish-mbrojtësi i Liverpulit, e mundi me 11-metërsh Nevillin, në një përballje mes tyre dhe dënimi për këtë bast të humbur ishte që ai të vishte në emision fanellën e Shaqirit.

Futbollisti me origjinë shqiptare, dorëzoi ditën e djeshme në redaksinë e “Sky Sport” fanellën e tij ku shkruante: “Për fansin tim numër 1, Geri Nevill. Të lutem, mos e shit këtë fanellë në internet!”

Videoja e momentit ku Nevill vesh bluzën e Shaqirit u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku nuk munguan komentet e ndryshme.

Related posts

Barcelona, 10 ndeshje larg rekordit tjetër historik

Q.Autor

SKANDAL/ Zënkë mes çiftit, shokun e skuadrës së Sadikut e përplas e dashura me makinë

Delo.autor

NDRYSHON AXHENDA E SUPERIORES/ Ja kur do të luhet kryendeshja mes Teutës dhe Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment