Bundesliga Futboll Sport

Gundogan: M’u desh të kërkoja ndihmë nga psikologu, isha viktimë e racizmit

Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, ka bërë të ditur se ai kishte kërkuar ndihmë nga një psikolog pas ishte ndierë viktimë e racizmit, pas fotografisë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Gundogani dhe mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ishin kritikuar nga tifozët e Kombëtares së Gjermanisë pas ndeshjes miqësore kundër Kombëtares së Austrisë, para Kupës së Botës. Ata ishin kritikuar pasi që kishin bërë fotografi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në ambasadën e Turqisë në Londër, përcjell Gazeta Express.

Që të dy, Gundogani dhe Ozili, kishin lindur në qytetin gjerman Gelsenkirchen, megjithatë që të dy kanë prejardhje nga Turqia.

Në veçanti, Gundogani u kritikua edhe nga liderët politik në Gjermani, pasi ia kishte dhuruar Erdogan një fanellë të tij të nënshkruar nga ai, në të cilën kishte shkruar: “Me respekt për presidentin tim”.

“Unë e bëra një bisedë të shkurtë me psikologun e Kombëtares së Gjermanisë. Doja të shihja se cfarë do të më ofronte ai. Por, nuk mendoj se dikush do të mund të më ndihmonte për këtë gjë”, ka thënë Gundogan në një intervistë për gazetën gjermane WAZ.

Në korrik të këtij viti, Ozili e publikoi një letër trefaqëshe në Twitter ku e bëri zyrtare pensionimin e tij nga Kombëtarja e Gjermanisë. Ai tha se këtë gjë po e bënte për shkak të abuzimit racist me të cilin ishte përballur nga mediat gjermane, tifozët dhe Federata e Kombëtares së Gjermanisë.

Ndërsa, Gundogani ka bërë të ditur se ai nuk e ka konsideruar asnjëherë mundësinë e largimit nga Kombëtarja përkundër abuzimit me të cilin ishte përballur.

“Nëse sulmohesh nga shumë njerëz, fishkëllehesh nga tifozët e tu dhe ofendohesh nga politikanët gjerman, atëherë ti shqetësohesh. Por, unë nuk desha të largohem. Doja të përballesha me këtë situatë”.

Related posts

PAS NJË MUAJI TË TRISHTË/ Gattuso merr një lajm të shkëlqyer nga Milani

Delo.autor

BUFFON NË SUPER FORMË/ “Gjyshi” 40-vjeçar Gigi Buffon, çmend rrjetin me pritjet e tij

Isa.Autor

Spalletti i SINQERTË/ Edhe unë ËNDËRROJ si tifozët për ardhjen e MODRIC

Isa.Autor

Leave a Comment