Futboll Sport

“Hoqi merimangat”/ NJIHUNI me 15 fraza më interesante futbolli rreth e qark botës

Futbolli mund të jetë i njëjtë në të gjithë botë, por frazat ndryshojnë nga shteti në shtet. Më poshtë keni 15 fraza interesante nga vende të ndryshme të botës.

  1. Lepkevadasz – Gjuetari i fluturave (Hungari)

Krosi hyn në zonë. Duhet të jetë një top i lehtë për portierin…por ai as nuk i afrohet dhe mbetet me duart në ajër – duket sikur kemi një gjuetar flutrash mes shtyllave.

  1. Kukanyaga Nyoka – Të shkelësh gjarprin (Kenya)

Topi është i lirë. Bie në këmbët e sulmuesit. Me siguri që ai do të shënojë…por jo! Ai shkel gjarprin – dhe humbet rastin e pastër.

  1. Armario – Garderobë (Spanjë)

Është një rrëmujë në zonën e rreptësisë. Por fatmirësisht ekipi ka një qendërmbrojtës të mirë – një gardërobë të hajrit – që heq qafe një kundërshtar përpara se të largojë topin.

  1. Stofzuiger – Fshesë me korent (Holandë)

Punë e mirë nga mesfushori shkatërrues – ai merr topin dhe ia pason shokut të ekipit. Çdo ekip ka nevojë për një fshesë me korent për të mbajtur të pastër mesin e fushës.

  1. Shireito (Kulla qendrore)

Kulla e kontrollit është mesfushori me vizion që ka gjithmonë lojën nën kontroll dhe e di shumë mirë se ku duhet ta dërgojë topin.

  1. Smorpassning – Pasim gjalpi (Suedi)

Oh, çfarë pasimi elegant. Sulmuesi nuk duhet të lëvizte fare për të marrë topin. Ishte një pasim gjalpi.

  1. Deff ko watt – Jepini dikujt një qethje (Senegal)

Mesfushori anësor mbyllet me shpejtësi nga kundërshtari, por ai e nxjerr fare nga loja. Super ndërhyrje. Mbrojtësi ia mori topin dhe e largoi mbi kokën e tij, ai i dha një të qethur.

  1. Ddong-ball – Top muti (Koreja e Jugut)

Kros i bukur në zonë por sulmuesi e godet shumë keq. U nis për ta goditur në të majtë dhe topi shkoi në të djathtë. Një top muti.

  1. Salad – Top poshtë shalëve (Xhamajkë)

Një nga mesfushorët e mban topin në lojë falë aftësive të tij. Menjëherë vjen kundërshtari, por ai arrin t’ia kalojë mes këmbëve duke e marrë nga krahu tjetër. Një sallatë e bukur.

  1. Aile de pigeon – Krahët e pëllumbit (Francë)

Mesfushori luan një top të gjatë te shoku i ekipit. Është pak mbrapa tij por sulmuesi nxjerr këmbën e tij mbrapa duke e stopuar topin me thembër. Një teknikë e mrekullueshme.

  1. Derevo – Pemë (Rusi)

Sulmuesi tenton të kontrollojë topin, por obobo. E godet në mjekër dhe i ikën. Ai lojtar nuk ka teknikë, ai është si një pemë.

  1. Bananenflanke – Kros banane (Gjermani)

Ato krose që vijnë me një hark të bukur nga nësorja. Një kros banane.

  1. Buffelstoot – Shtyrje demi (Belgjikë)

Qendërmbrojtësi e ka llogaritur më së miri ndërhyrjen e tij. ai kërcen në ajër dhe largon topin me kokë. Një largim prej demi.

  1. Mazhariya – Vazo (Arabia Saudite)

Portieri nuk lëvizi nga vendi. Ai qëndroi si një vazo.

  1. Onde dorme a coruja – Aty ku flenë bufët (Brazil)

Çfarë goli! Goditja e sulmuesit shkon mu në trekëndësh, aty ku flenë bufët.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Tirana. Rezultati 1-1

Delo.autor

Kjo është strategjia që Barça po përdor për të firmosur me yllin e Chelsea

Isa.Autor

(VIDEO) Lyon mposht PSG-në, Depay shënon gol spektakolar në fund të ndeshjes

Q.Autor

Leave a Comment