Futboll Sport

I DHA FITOREN SKËNDERBEUT/ Muzaka: Ka 36 javë dhe luftojnë 10 ekipe, por në fund fiton…

Gjergji Muzaka i dha fitoren Skënderbeun me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Në prononicimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport” mesfushori u shpreh:

“Golin e parë të kampionatin e kam shënuar disa herë, me Skënderbeun kundër Kavajës, me Partizanin kundër Apolonisë. Nuk është hera e parë. Nuk duhen veçuar vetëm 2 lojtarë, por gjithë skuadra, e cila tregoi grintë dhe karakter. Mentaliteti i fituesit është kryesori dhe kjo më kënaq, ndërsa për të tjerat ka vend për përmirësime dhe po ashtu kemi kohë.

“Titulli? Më kujtohet një shprehje e Geri Lineker: “Në futboll 22 burra vrapojnë pas topit dhe në fund fiton Gjermania”. Edhe në Shqipëri kështu është, Superiorja është e fortë ka 36 javë dhe 10 ekipe që luftojnë dhe në fund fiton gjithnjë Skënderbeu”.

Si është ta keni trajner Shehi? Ai ka qenë trajner në fushë që para se të tërhiqej nga futbolli, ndaj tani është edhe më e lehtë për ne. Duhet të jemi shembuj për lojtarët e rinj.

Sekreti i Muzakës? Ne lojtarët e vjetër kemi mundësinë që të themi dy llafe. Ta luajmë çdo ndeshje sikur të jetë e fundit që luajmë futboll. Kjo është ajo që ma shton pasionin.

Kapelja me stemën e Europa League? Asgjë nuk është e rastësishme, nuk e kam vënë kot në kokë”.

Related posts

E THONË SHIFRAT/ Erik ten Hag më mirë se të gjithë në edicionin e parë në Premier League

F.autor

MERKATO E JANARIT/ “Blutë e Londrës” ofron 30 milionë euro për yllin sulmues të Bournemouth

Isa.Autor

DEBUTIM SPEKTAKOLAR ME “DJAJTË E KUQ”/ Zbulohet “sekreti” i trajnerit Solskjaer, ja prapaskenat

Delo.autor

Leave a Comment