Futboll Seria A Sport

I KA SHËNUAR 3 GOLA/ Kulibali: HIGUAIN do trajtohet si të tjerët, nuk kam FRIKË

Gonzalo Higuain do të debutojë me Milanin kundër Napolit të shtunën në 20:30. Argjentinasi rikthehet kështu në “San Paolo”, një stadium që e deshi shumë, por në sezonet e fundit e ka vërshëllyer po aq. Ai nuk ngjall vetëm “urrejtje”, por edhe frikë te kundërshtarët. Megjithëse kanë luajtur bashkë, Khalidu Kulibali dhe Raul Albiol kanë vuajtur shumë në dy sezonet e fundit ndaj Higuainit me fanellën e Juventusit.

Dyshja mbrojtëse e Napolit nuk ka gjetur ende formën, pa harruar se duhet edhe të ambientohen me skemat e reja të Karlo Ançelotit, trajneri i ri i skuadrës ku militon edhe shqiptari Elseid Hysaj. Duke u rikthyer tek asi i prapavijës së Napolit, Kulibali ka folur në një intervistë edhe për rivalitetin me Higuainin. Duke komentuar përballjen e së shtunës, senegalezi ka deklaruar se:

“Po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen me Milanin, por mund të them se nuk kemi asnjë plan të veçantë për të përballur Gonzalo Higuainin. Ashtu si me të gjithë sulmuesit që do të përballemi gjatë sezonit, do të trajtohen njësoj, pasi detyra jonë është të mos lejojmë pësimin e golave, pavarësisht emrit me të cilin duelojmë”. Sfida me kuqezinjtë do të jetë një test konfirmues për përparimet e bëra dhe Kulibali e vlerëson shumë rivalin e së shtunës.

“E dimë që janë një skuadër e fortë. Ashtu sne, edhe Milani do të zbresë në fushë vetëm për fitore. Do ta kemi të vështirë, por duam të tregojmë se jemi ende në skuadër e fortë, sidomos përpara publikut tonë. Mezi prisnim të luanim në stadiumin tonë dhe jemi të lumtur për këtë fakt”, mbylli deklaratën e tij mbrojtësi napolitan.

Related posts

“Gradohet” Armando Sadiku, tani është momenti i tij!

Sadik.Autor

Interi BLINDON Icardin: Nuk kemi ofertë për të, rinovimi së shpejti

Isa.Autor

PSG-LILLE/ Pas një asist nga Yilmaz, David mposht portierin Donnarumma (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment