Futboll La Liga Sport

INTERI E PRET/ Fansat e REALIT gjejnë “kurbanin” për të mbajtur MODRIC

Tifozët e Real Madridit janë gati për sakrifica të mëdha vetëm e vetëm që Luka Modric të ndihet i lumtur dhe të mos largohet nga skuadra. Ditën e nesërme do të luhet Superkupa e Evropës midis rivalëve të përjetshëm të Atletico Madridit dhe fansat në një votim të bërë nga gazeta spanjolle “Marca” kanë përzgjedhur futbollistin që duhet të largohet, vetëm e vetëm që në lojë të jetë mesfushori kroat. Ai është sulmuesi Karim Benzema.

Modric është përfolur se dëshiron që të largohet nga “galaktikët”, sepse ai do të ketë pak hapësira për të luajtur, duke qenë se trajneri Julen Lopetegui nuk e konsideron atë si pjesë thelbësore të projektit të tij.

Tifozët u pyetën që të jepnin mendimin e tyre, se cili futbollist duhet që të ulej në stol, e në vend të tij të aktivizohej Modric. Në sondazhin ku morën pjesë 130 mijë persona, 32% e tyre votuan që francezi duhet t’ia lironte vendin kroatit, kurse Marco Asensio mori 21% të votave dhe Isco 20%.

Mesfushori me tipare mbrojtëse Casemiro u votua me 17% në vend të katërt, kurse gjermani Toni Kroos mori 8% të votave, duke u renditur i pesti. Futbollisti që mori më pak vota nga të gjithë ishte Gareth Bale, që pas një paraqitjeje mjaft të mirë në këtë fazë parasezonale, është kthyer në idhullin e ri të tifozëve.

Për të shanset për të treguar veten dhe për të plotësuar boshllëkun e lkrijaur nga Cristano Ronaldo do të jenë të mëdha në këtë vit futbollistik. Më në fund dëshira më e madhe e uellsianit u realizua, e tani ai ka shansin të tregojë të gjithë potencialin e tij. Nëse Modric qëndron te “galaktikët”, do të jetë një duel mes të dyve për të fituar zemrat e fansave dhe për t’u kthyer në ikonën e re të Realit.

Related posts

RRËFIMI I SAMPAOLIT/ Ja sa e vështirë është ta stërvitesh Messin

Isa.Autor

BARCELONA-LEVANTE/ Valverde kërkon fitoren për të siguruar titullin e La

Delo.autor

PSG NIS “GJUETINË”/ Në kërkim të një “timonieri”, në skenë del edhe emri i Arteta-s

F.autor

Leave a Comment