Bundesliga Futboll Sport

Juan Bernat ikën nga Bayern Munich dhe zbarkon në Francë, do firmosi me ekin e…

Juan Bernat largohet nga Bayern, do të firmosë me Paris SG, për tre sezonet e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur “Deportes Cope”, që konfirmon se marrëveshja do të arrihet pas pak orësh, para fundit të merkatos.

Bernat ka vendosur të largohet sepse që pas largimit të Pep Guardiola nuk ka luajtur me rregullsi te skuadra bavareze, i mbyllur nga prania e David Alaba dhe po mendon se poshtë Kullës Eiffel do të ketë mundësi të rilindë karrierën e tij.

Paris Saint-Germain do të paguajë 15 milionë euro, nëse mbrojtësi 25-vjeçar kalon me sukses vizitat mjekësore. Bayern e mori Bernat në vitin 2014 nga Valencia për 10 milionë euro.

PSG duket se do të marrë Bernat, pasi nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me Milan për Rodriguez dhe me Atletico Madrid për Luis Filipe.

Related posts

40 GOLA NË NJË SEZON/ Bomberi i rekordeve me Bayern Munich, Polonia nderon Lewandowski-n

Delo.autor

“NUK GJETËN ASGJË ME VLERË PËR TË VJEDHUR”/ Media prestigjoze angleze tallet keq me ish-yllin e Arsenal (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ VERONËS/ Dy balotazhe dhe një konfirmim, ja formacioni i mundshëm i “Zikaltërve”…

Delo.autor

Leave a Comment