Futboll Seria A Sport

Katër supersfida në Serie A/ Ja skuadrat që zbresin në fushën e blertë mbrëmjen e sotme

Dje ka startuar kampionati italian. Sipari i edicionit të ri u hap me dy ndeshje. Juventus mundi të marrë një fitore mes vuajtjesh nga Chievos ndërsa Napoli mundi të kthejë rezultatin në favorin e vetë ndaj Lazios.

Sontë do të luhen katër nga gjashtë ndeshjet e tjera, ndërkohë që një tjetër është duke u luajtur në këto momente, ajo mes Torinos dhe Romës që vazhdon të jetë me rezultatin 0-0 kur po luhet minuta e 75 e takimit.

Bologna pret Spalin, Empoli do tregojë forcën ndaj Cagliarit, Parma ndaj Udineses ndësa në fund është ndeshja e ditës, Sassuolo ndaj Interit. Të gjitha sfidat janë caktuar të luhen në orën 20:30.

Kujtojmë që për tu luajtur sot ishin përcaktuar dhe dy takime të tjera të cilat janë spostuar për shkak të tragjedisë së ndodhur pak ditë më parë në Genoa. Bëhet fjalë për takimin mes Milanit dhe Genoas dhe asaj mes Sampdorias dhe Fiorentinës.

Related posts

ATALANTA VENDOS/ Ja ku do të luajë Berat GJIMSHITI sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

Salah i jashtëzakonshëm, thyen rekord me Liverpoolin

Q.Autor

KRIZA INTER-CARDI NUK KA FUND/ Wanda Nara “PLAS BOMBËN”, ja çfarë zbulon

Delo.autor

Leave a Comment