Futboll Sport

Keita zbarkon në Milano, flet si lojtar i Interit: Jam këtu prej Spallettit

Ëndrra “Modric” e Interit duket se përfundon këtu, sidomos pas transferimit të fundit të verës, ardhjes së Keita Balde nga Monaco. Senegalezi, ish-lojtari i Lazios, mbërriti në Itali vonë, të dielën, dhe pastaj këtë mëngjes do të kalojë kontrollet mjekësore, para se të bashkohet me shokët e rinj.

“Jam shumë i lumtur, – tha Keita për “Sky”. – Shpresoj se të gjitha do të shkojnë mirë. Të hënën do të flas më shumë me Spallettin. Trajneri ka qenë shumë i rëndësishëm për ardhjen time këtu. Tani po shkoj për gjumë, nesër pres një ditë të madhe. Shpresoj në një aventurë të madhe me Interin”.

Shifrat e transaksionit duhet të jenë si më poshtë: 5 milionë euro për huazimin e vështirë, plus 34 milionë euro për të drejtën e blerjes. Lojtari do të ketë një kontratë 1-vjeçare, plus 4 vite të tjera, në rastin e shpengimit të plota nga Interi. Ai do të fitojë rreth 3 milionë euro në vit, plus bonuse të tjera. Në sezonin 2017-2018, Keita luajti gjithsej 33 ndeshje, ku shënoi 8 gola dhe dha 11 asiste.

Related posts

ALARMI NGA KORONAVIRUSI/ Merret vendimi edhe për Barcelona-Napoli!

Delo.autor

Gazetarja shqiptare flet për takimin me Neymar: I kërkova foto, po ja ç’më bëri

Isa.Autor

SUPER SFIDA ME “VERILINDORËT” NË BARAZPESHË/ Partizani i pamposhtur në ditën e festës

Delo.autor

Leave a Comment