Futboll La Liga Sport

LAJMI I FUNDIT/ BARCELONA shokon INTERIN, VIDAL vishet “Blaugran” (DETAJE)

Barcelona ka bërë jo pak armiq në futbollin italian. Pas përfundimit të transferimit të Malkomit, i cili iu “rrëmbye” Romës në momentin e fundit, tani të njëjtin fat duket e ka pësuar dhe skuadra e Interit. Zikaltrit ishin shumë pranë firmës me mesfushorin e Bajernit Arturo Vidal, por vonesat në negociatat me Bajernin janë shfrytëzuar mjaft mirë nga drejtuesit e katalanasve, të cilët i kanë ofruar bavarezëve një ofertë shumë herë më të mirë.

Lajmi për transferimin e kilianit te Barcelona po transmetohet nga të gjithë mediet spanjolle, të cilat citojnë se burimi i informacionit vjen drejtpërdrejt nga zyrat e klubit të Bajernit. Operacioni për të sjellë Vidalin i ka kushtuar kampionëve të Spanjës 30 milionë euro, ndërsa oferta maksimale e Interit ishte 22 milionë €, madje këto do të paguheshin në fund të sezonit të ardhshëm për t’iu shmangur dënime të UEFA-s për shkelje të rregullave të “Financial Fair-Play”.

Mesfushori 31-vjeçar shihet si zëvendësuesi ideal i brazilianit Paulinjo, i cili u largua gjatë kësaj merkatoje drejt kampionatit kinez pas një transferimi që pa të derdheshin në arkat e Barcelonës plot 50 milionë €.

Related posts

Pas 12 vjetësh, Behrami ndahet nga gruaja e tij Elena

Q.Autor

E DUAN CHELSEA DHE LIVERPOOL/ Presidenti i Lyonit sqaron të ardhmen e Fekir

Isa.Autor

KAOS TEK “DJAJTË”/ Legjenda e Man Unitedit zbulon gjendjen e vërtetë brenda klubit

Isa.Autor

Leave a Comment