Futboll La Liga Sport

LEGJENDA E BARCELONËS/ Pique rrëfen arritjen kulmore dhe si e pret “lamtumirën”

Gerard Piqué dha një intervistë të shkurtër në mediat zyrtare të Barcelonës për të përkujtuar dhjetëvjetorin e debutimit të tij me klubin katalanas, pas kthimit nga Manchester United. Ndeshja e tij e parë zyrtare ishte kundër Wisla Krakova, në kualifikueset e Champions-it, sezoni 2008-2009 (që Barça e fitoi):

“Duke luajtur pak në atë fitore 4-0 dhe në “Camp Nou” ishte diçka shumë e mirë. Kam luajtur edhe në raundet pasuese. Unë u largova nga stadiumi i lumtur atë natë. Për t’u kthyer sa e sa herë, tash 10 vite…”

Bilanci: “Unë kurrë nuk do të kisha pritur që të fitoja atë që kam fituar, të luaj atë që kam luajtur dhe të kem rëndësinë që kam pasur. Kam gëzuar pa fund dhe ndihem i privilegjuar. Një ditë do të duhet të ngre dorën time dhe të largohem, por derisa të vijë ajo ditë, do të gëzoj njësoj, si deri më tani”.

Kujtimet më të mira: “Unë mendoj se janë nga Champions-i. Ai momenti në Berlin më bëri shumë të ngazëllyer, sepse gjashtë muajt e parë ishin shumë të vështirë. Trajneri ishte në pikëpyetje, kishte një telefonatë zgjedhore… Dhe gjashtë muajt e fundit ishin brutal. Ishte tripleta e dytë. Fitimi i tripletës së parë ishte arritje e madhe, por e dyta do të thoshte se ky grup lojtarësh ka bërë gjëra që kurrë nuk do të ishin pritur”.

Referenti i tij: “Puyol më mori si vëlla. Gjithmonë ka qenë i tillë, përveçse kemi luajtur në të njëjtën pozitë. Një referencë e padiskutueshme për mua. U lidhëm mirë që nga momenti i parë. Të qenit mbrojtës te Barça sakrifikohet, sepse herë pas here ju jeni i portretizuar. Gjithmonë ka konkurrencë, por kam dhjetë vjet duke luajtur këtu dhe ajo që mbetet do të jetë për tu shijuar. Unë nuk do të veproj si Puyol, që tha se do të luante deri 40 vjeç dhe vitin e ardhshëm u largua. Dua ta shijoj futbollin vit pas viti dhe kur të vijë fundi, le të vijë. Eshtë i pashmangshëm, do të mbërrijë një ditë”.

Related posts

YLLI I FUTBOLLIT PREFERON “LOS BLANCOS”/ Por Liverpool është gati të bëjë një ofertë të “çmendur”

Delo.autor

Tirana dhe Kastrioti nuk njohin ndalesë, ka luftë të hapur për mbijetesën

Sadik.Autor

“JENI LOJTARË MERCENARË”/ Ultrasit e Napolit “SHPËRTHEJNË” ndaj klubit

Delo.autor

Leave a Comment