Futboll Sport

Lojtari SHQIPTAR rrëfen TMERRIN në GREQI: Periudha më e errët e karrierës, më ndiqnin për të më…(VIDEO)

Pajtim Kasami ishte për tre sezone pjesë e Olympiacos në Greqi, duke realizuar relativisht paraqitje të mira ku në 44 ndeshje realizoi 6 gola, mes të cilave një kundër Juventus në Champions League. Por lojtari me origjinë shqiptare u kthye shpesh në qendër të kritikave dhe sulmeve në shtetin helen, kryesisht pas disa deklaratave të tij pas një ndeshje të kampionatit kundër AEK.

Në një rrëfim për “Goal.com” që do të publikohet e plotë nesër, lojtari ka folur në lidhje me këtë periudhë të karrierës së tij të cilën e ka quajtur ndër më të errëtit dhe tepër të vështirë.

Pas një ndeshje të humbur mes polemikave ndaj AEK, Kasami bëri një deklaratë që më pas do t’i kthehej në makthin më të keq të jetës. “Janë një klub kaq i vogël (AEK) pasi janë plot 16 pikë prapa nesh saqë mund të na mundnin vetëm me vendime të tilla të arbitrit. Si ka mundësi një arbitër të ketë kaq guxim për të marr vendime të tilla”, ishin fjalët e Kasamit pas ndeshjes përpara gazetarëve.

“Jeta ime në Greqi pas kësaj deklarate u vështirësua shumë. Më ndiqnin njerëz misterioz me makina kur shkoja në shtëpi. Nuk mund ta imagjinoni urrejtjen që ekziston mes këtyre dy klubeve”, deklaroi 26-vjeçari i lindur në Zvicër.

Aktualisht Kasami është rikthyer në vendlindje te Sion, ndërkohë që sezonin e fundit te grekët u huazua te Nottingam Forest në Angli, pikërisht pas këtij episodi.

Pajtim Kasami: Raiola's forgotten man

Former Fulham and Olympiacos midfielder Pajtim Kasami is aiming for the big time again. Watch his story in full on Goal tomorrow.

Posted by Goal.com on Tuesday, August 14, 2018

 

 

Related posts

BARCELONA PAGOI 120 MILIONË EURO PËR GRIZMANN/ Atletico i shpall luftë: Shuma e pamjaftueshme, duhen dhe…

Delo.autor

PAS LARGIMIT TË GATUSSOS DHE LEONARDOS/ Ja çfarë pritet të ndodhë me Maldinin tek Milan

Delo.autor

Goli që shënoi Rusia është shoqëruar me një gjest nga Vladimir Putin

Sadik.Autor

Leave a Comment