Futboll Seria A Sport

MAN CITY FËRKON DUART/ JUVENTUSI e lë të lirë PJANICIN, por do…NJË MAL ME PARA 

Juventusi nuk “prangos” asnjë lojtar dhe duke parë se për disa javë me radhë Miralem Pjaniç po shtyn bisedimet për rinovimin e tij me drejtuesit bardhezinj, të cilët i kanë ofruar që paga e tij të kalojë nga 5.5 në 6.5 milionë euro. Nga dje i kanë lënë dorë të lirë lojtarit që të bisedojë me klubet që janë të interesuar për të, por me kusht që ai të sjellë në Torino një ofertë prej të paktën 100 milionë eurosh.

Fantazisti boshnjak shtyhet së fundmi mbi vlerësimin e ofertave që ka edhe nga menaxheri i ri që ka zgjedhur, shqiptari Fali Ramadani, i cili po mban kontakte me shumë skuadra, por Reali i Madridit dhe Mançester Siti janë dy klubet më të interesuara dhe ato të cilat janë gati që të shtyjnë deri në shifrën që kërkojnë kampionët e Italisë.

Nga ana tjetër, Juventusi i ka lënë vetëm një javë kohë Pjaniçit që të vlerësojë dhe të vendosë për të ardhmen e tij, në mënyrë që “Zonja e Vjetër” ta nisë siç duhet sezonin futbollistit 2018-2019 më datë 18 gusht, në orën 18:00, në transfertë kundër Kievos, duke kujtuar se merkato në hyrje e Serisë A mbyllet në 17 gusht. Por, në të njëjtën kohë, në takimin mes Miralem Pjaniçit dhe drejtorit të përgjithshëm bardhezi, Xhuzepe Marota, ka edhe një pakt që nëse lojtari nuk largohet brenda një jave dhe nuk sjell 100 milionë euro, do të rinovojë kontratën e tij me torinezët.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ XAVI sulmon BARCELONËN në pikën e saj më të fortë…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Goditja e parë e Teutës, mbrojtësi maqedonas firmos për durrsakët (VIDEO)

Delo.autor

Sanchez paguhet 26 milionë euro në vit, nuk shënon as me portën bosh

Q.Autor

Leave a Comment