Futboll Sport

MBI 2 MILIONË EURO/ Hysaj i qartë, menaxheri: E kërkoi CHELSEA, por Napoli është…

Mbrojtësi Elseid Hysaj është i joshur gjatë nga Chelsea e Maurizio Sarri, trajnerit që shqiptarin e ka të preferuar, por më pas, pakti mes dy klubeve bëri diferencën. Mario Giuffredi, menaxheri i Hysaj foli për Sportitalia. “Napoli zhgënjim? Jo, Napoli bëri atë që duhej të bënte, për të mbajtur të gjithë futbollistët më të mirë. Të mos bësh shumë, nuk do të thotë të bësh një merkato të madhe, ndonjëherë merkato më e mirë është konfirmimi i lojtarëve më të çmuar që ke në skuadër. Përjashtim ndaj Chelseas për klauzolat? Nuk jam dakord. Nëse ka klauzola në kontrata, atëherë ato duhen aktivizuar. Në javët e ardhshme do të përballemi me çështjen Hysaj, për rinovimin, kishim folur edhe para merkatos. Më pas ishte diskutimi me Chelsean dhe u ndalëm. Tani, nëse do të kenë dëshirë do të ulemi sërish të flasim”.

Ishin ky prononcimi i menaxherit të mbrojtësit të përfaqësueses së Shqipërisë, Elseid Hysaj që aktivizohet në Seria A me skuadrën e Napolit. Hysaj mund të rinovojë deri në 2023, duke marrë shkas nga fakti që kontrata aktuale e shqiptarit skadon në 2021. Në rinovimin e mëparshëm Hysaj e nisi nga një pagë bazë prej 1,4 milionë euro, për të arritur më pas në nivelin e 2 milionë euro në sezon. Kishte një opsion rinovimi deri në 2022 kundrejt një page prej 2,5 milionë euro në sezon, ndërsa tani do të pretendohet deri në 2023, në pritje për të fiksuar detajet e fundit.

Related posts

Valencia-Barcelona/ Coutinho shënon golin e parë me katalanasit

Q.Autor

PSG E NIS KAMPIONATIN ME TRIUMF/ Cavani-Mbappe i japin fitoren e parë

Delo.autor

SFIDA HAPOEL BEER SHEVA-LAÇI/ Ndeshjen e gjykon një kroat, dy kurbinas e njohin nga mashtrimi i Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment