Futboll Sport

Mbrëmje “JO” për legjionarët/ Sa shumë SHQIPTAR jashtë Europa League

Mbrëmja e sotme nuk ka qenë aspak e mirë për legjionarët shqiptarë nëpër Europë. Bazeli, i cili fitoi 3-2 ndeshjen e parë ndaj Apolon Limasol, e mendoi më të lehtë se ç’duhet kualifikimit, dhe në ndeshjen e kthimit, u mund minimalisht 1-0 në Qipro, dhe tashmë e sheh veten jashtë fazës së grupeve të Europa League. Xhaka nuk ishte i pranishëm asnjë minutën në fushë për zviceranët.

Spektakor ishte edhe Agolli me Karabakun, por azerët ia dolën të përmbysnin humbjen 1-0 në Moldavi, dhe me tre gola në sfidën e sotme, kaluan në grupe.

Ndërkohë, edhe Berisha e Gjimshiti te Atalanta, u eliminuan në mënyrë dramatike nga Kopenhageni. Ashtu si në ndeshjen e parë, 90 minutat përfunduan në barazim 0-0, dhe më pas u desh edhe futja e shtesave. Por, edhe në 30 minuta nuk pati asnjë gol, dhe nga ruleta e 11-metërshave, ishin danezët që ia dolën me rezultatin 4-3.

 

Related posts

E PAZAKONTË NË FUTBOLL/ Lojtari kapet nga kamerat duke urinuar në fushën e lojës (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Manchester United-Arsenal

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Teuta, E pabesueshme çfarë humbet Shkurtaj ndaj portierit

Delo.autor

Leave a Comment