Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ Donnarumma apo Reina? MILANI ndan detyrat…

Që prej mbërritjes në Milano të Pepe Reinas shumë është diskutuar edhe mbi të ardhmen e portierit të ri të talentuar, Gigio Donnarumma. Marrja e spanjollit pasi ky përfundoi marrëveshjen me Napolin u perceptual si një presion që bëhej ndaj Donnarummas, menaxheri i të cilit, Mino Raiola, kishte kërcënuar më parë me largim.

Në fund asnjë superofertë nga ndonjë klub i madh europian nuk mbërriti dhe Gigio qëndroi në Milano, por tashmë, me një rival të fortë për vendin e titullarit, ndërkohë që në skuadër është edhe vëllai i tij.

Por sipas Sky Sport Italia, Gattuso dhe të drejtuesit e tjerë kanë vendosur që të ndajnë detyrat mes dy portierëve, që gjithsesi nuk është një lajm fort i mirë për 19-vjeçarin. Kështu, pritet që Gigio të jetë titullar në ndeshjet e kampionatit, duke filluar nga ajo e të shtunës kundër Napolit, pikërisht ish-skuadrës së Reinas.

Ndërsa spanjolli do të jetë titullar në ndeshjet e Europa League. Një konkurrencë e pastër e 35-vjeçarit ndaj të riut italian, që tashmë nuk ka më asgjë të sigurt. Nga ana tjetër, Milani nuk mund të rrezikojë ta lërë gjithë kohën në stol Gigion, pasi kërkon ta shesë për një shifër mbi 70 milionë euro. Sfida mes tyre do të jetë e bukur për t’u ndjekur.

Related posts

GJESTI QË PO BËHET VIRALE/ Momenti kur trajneri Low në mes të stuhisë mban në dorë… peshqirin (FOTO)

Delo.autor

SHKËLQEN LEWANDOWSKI/ Ylli i Bayern vendos një rekord unik në Champions League

F.autor

Hysaj “djeg” edhe mesfushorët me pasime, lë pas De Rosin dhe Biljan

Sadik.Autor

Leave a Comment