Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ PJANIC vendos PËRFUNDIMISHT për të ARDHMEN, do të firmosi me…

Nuk ka shitje në verë: siç thekson “Tuttosport” këtë mëngjes, Juventusi, përkundër investimeve të rëndësishme të bëra për Cristiano Ronaldon, nuk ka ndërmend ta privojë veten nga Miralem Pjanic.

Në tryezë për boshnjakun është propozimi për një kontratë të re prej 6.5 milionë euro në sezon, deri në vitin 2023, ndërkohë që lojtarit në fjalë nuk ka mundur dot t’i afrohet as Real Madridi.
Pas interesit të treguar nga Barcelona në qershor, “Los Blancos” do të dërgonin te kampionët e Italisë, përmes ndërmjetësve të tyre, një draft-ofertë prej 60 milionë euro për mesfushorin.

Propozimi u hodh poshtë menjëherë nga drejtori bardhezi, Beppe Marotta, me argumentin: Pjanic nuk do të lëvizë këtë verë, ne mund të diskutojmë mbi këtë çështje përsëri në vitin 2019, kur kontrata e re e Pjanic do të nënshkruhet dhe Juventusi mund të fiksojë për kartonin e tij një shifër më të lartë, jo më pak se 80 milionë euro, sa është vlerësimi aktual.

Tani për tani, Pjanic mbetet një pjesë e rëndësishme e projektit taktik dhe teknik të trajnerit Massimiliano Allegri. I njëjti lojtar, i cili të dielën mori pjesë në miqësoren e “Villar Perosa”, në këtë moment ka vetëm sinjale dashurie për ngjyrat bardhezi.

“Këtë vit, ne shpresojmë të bëjmë gjëra të mira së bashku”, – shkruante Pjanic në profilin e tij në Twitter, pas ngjarjes tradicionale, që hap sezonin e ri për “Zonjën e Vjetër”. Pjanic, me pak fjalë, është i kënaqur me Juventusin dhe bardhezinjtë janë, po ashtu, të kënaqur me të. Spanja mund të presë.

Related posts

INTER-MILAN/ Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E FRIKSHME/ Kukësi-Tirana: Çyrbja largohet nga fusha me barelë, tension tek KUKËSI 

Isa.Autor

KONSIDEROHET PËRFORCIMI I PARË/ I gatshëm të vazhdojë për dy vite me Partizanin, sulmuesi brazilian bind stafin teknik

Delo.autor

Leave a Comment