Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ PJANIC vendos PËRFUNDIMISHT për të ardhmen

Edhe pak kohë merkatoje dhe klubet përpiqen të bëjnë përforcimet e dëshiruara. E sheh veten pa kontrata që mbarojnë, ndaj Juventusi nuk po nxiton që t’i mbyllë menjëherë disa rinovime. Klubi bardhezi do të duhet të shqyrtojë disa marrëveshje, por ka vendosur të presë për të formalizuar hapat e parë në këtë drejtim. Nga të gjithë, duket më i qartë “sistemimi” i Miralem Pjanic.

Në rastin e tij, ofertat për largim duhet të vlerësohet duke filluar nga 80 deri në 85 milionë euro, por tani jemi gjashtë ditë nga fundi i merkatos në Itali dhe duket me të vërtetë e vështirë të imagjinohet një kthesë tjetër. Gjithashtu, për shkak se trajneri Allegri, ndërkohë, ka thënë qartë se oraginika e tij është e konsoliduar më së miri me boshnjakun në të.

Pjanic është gati për të nënshkruar një ripërtëritje të kontratës aktuale, që do ta bëjë atë të fitojë diçka mes 6.5 dhe 7 milionë eurove. Pra, thuajse do të mbërrijë në nivelet e Dybala. Pjanic, bashkë me argjentinasin, do të kenë angazhim financiar më të ulët vetëm se Ronaldo. Skadimi i kontratës do t’i ndryshojë regjizorit boshnjak, nga viti 2021 më 2023.

Marrëveshja zyrtare, me negociata midis liderëve të Juventusit dhe agjentit të mesfushorit, Fali Ramadani, vazhdon. Ajo mund të finalizohet në fillim të shtatorit, gjatë ndalesës së parë të sezonit, kur kombëtaret europiane të angazhohen në Ligën e Kombeve.

Në këtë mënyrë, një vit nga tani, kur Pjanic do të mbushë 29 vjeç, ne mund të flasim përsëri për këtë çështje, sepse boshnjaku ngërthen me paraqitjen e tij interesin e klubeve kryesore në kontinent. Deri atëherë mbetet të shihet nëse nevojat emocionale të palëve përkojnë përsëri, apo rrugët ndahen.

Related posts

SINQERITETI NË KULM/ Berisha: Prej meje shënoi një gol të bukur Milik, ia dalim këtë…

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Mancini iu premton një dhuratë italianëve: Nga tani deri në mars ka ende kohë dhe…

Delo.autor

Torino e ka ndarë mendjen, ofron Arlind Ajetin për një tjetër futbollist

Isa.Autor

Leave a Comment