Futboll Seria A Sport

MERR FUND “TELENOVELA”/ Një kampion bote vishet verdhekuq, firmos me ROMËN

Pas një beteje të gjatë me Sevillan, Roma ia ka dalë të sjellë në kryeqytetin italian, mesfushorin francez Steven Nzonzi.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur përfundimisht dhe mesfushori kampion bote pritet të mbërrijë sot në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me verdhekuqtë.

Në arkat e Sevillas do të shkojnë 30 milionë euro dhe disa bonuse në lidhje me paraqitjen, ndërsa Nzonzi pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon.

Kështu, pas një pune mjaft të mirë të drejtorit sportiv Mario Monchi, trajneri Di Francesco do të ketë tashmë mesfushorin e preferuar në skuadër, një futbollist i fortë fizikisht dhe me shumë eksperiencë.

Related posts

E KRYER/ Tare mbyll goditjen tjetër te Lazio, por zyrtarizimi varet nga një faktor

Delo.autor

Nuk luan sonte, por shikoni çfarë bën Vidal para ndeshjes Real-Bayern

Sadik.Autor

PLAS TEK REALI/ Varane mund të largohet, Lopetegui preferon Nachon para francezit

Isa.Autor

Leave a Comment