Futboll Seria A Sport

MESSI I RI/ INTERI sfidon REALIN për TALENTIN argjentinas, gati SUPER OFERTA

Është zbuluar emri i gurit më të ri të çmuar nga Argjentina, shumë i lakuar për merkaton e Inter. Referuar raportimeve nga portali sportiv spanjoll “Goal.com”, disa emisarë zikaltër kanë mbetur të shtangur nga performanca e të riut Agustin Almendra, datëlindja e vitit 2000. Futbollisti 18 vjeçar është në pronësi të skuadrës së madhe argjentinase Boca Juniors, protagonist në turneun në Spanjë me përfaqësuesen U-20 të Argjentinës.

I njëjti burim informacioni ka raportuar se i interesuar për futbollistin argjentinas është edhe klubi i Real Madrid, por Inter mbetet i favorizuar. Klubi zikaltër gëzon marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit e Boca Juniors, sidomos pas tratativës së suksesshme Colidio. Për këtë arsye, drejtuesit e Inter po përgatisin ofertën, që të triumfojnë ndaj rivalëve për talentin e ri argjentinas, Agustin Almendra.

Related posts

(VIDEO) Mbyllet pjesa e parë, Atalanta e Berishës me 10 lojtarë ndaj Romës. REZULTATI

Q.Autor

NUK NDALET REAL MADRID/ I ndihmuar nga një devijim, Valverde ndëshkon Sociedad (VIDEO)

Delo.autor

“MË PËLQENTE TË DILJA DHE TË PIJA”/ Ylli i Roma-s: Mourinho më ka përmirësuar

Delo.autor

Leave a Comment