Futboll Seria A Sport

“MËSUESI KUNDËR NXËNËSIT”/ Ancelotti sfidon RIVALËT: Me aftësitë e mia…

Carlo Ancelotti nuk ka zbarkuar te Napoli pa ambicie. Trajneri emilian i ka idetë e qarta, është i uritur dhe kërkon të ketë një skuadër të fortë në gjendje për të mposhtur Juventus. “Shpresoj ta çoj Napoli në vendin e parë. Kjo është një skuadër shumë cilësore, nuk ka fituar titullin, por i ka shkruar shumë pranë. Shpresoj që aftësitë e mia ta ndihmojnë në këtë objektiv,” – tha trajneri për “Dazn”.

“Erdha te Napoli sepse mbi të gjitha doja të kthehesha në Itali dhe të flisja gjuhën time, pastaj më bindi projekti i klubit,” – pohoi Ancelotti.

Të shtunën në mbrëmje do të jetë ndeshje kundër Milan të tij, që sot stërvitet nga Gattuso, që ka qenë futbollist nën urdhrat e Anceloti: “Për sa i përket karakterit, Rino është ai që ka qenë gjithmonë. Këtë e kupton nga mënyra si luan ekipi: i kujdeshëm, i organizuar mirë, kompakt dhe agresiv, ashtu si ishte Gattuso futbollist. A e imagjinoja se do të bëhej trajneri? Në disa aspekte jo, në të tjera po, si ai i pasionit dhe Gennaro me pasion ka ndërtuar një karrierë të madhe si lojtar.”

Related posts

SPRINTI FINAL NË SERIE A/ Garë për Champions-in si në kohët më të mira, 7 skuadra për 4 vende

Delo.autor

Nga Kolarov te Shaqiri, kur politika përzihet me futbollin dhe nisin deklaratat… (RASTET)

Isa.Autor

DUKE DARKUAR ME NJË VAJZË TJETËR/ Dibala-Oriana në krizë për një… “tradhti”

Delo.autor

Leave a Comment