Futboll Seria A Sport

Milan, Juve dhe Barça/ Vazhdon ankandi për mesfushorin e TALENTUAR të PSG

Barcelona këmbëngul, PSG po reziston, ndërsa të mëdhatë e Italisë kanë nisur sfidën për të marrë një “po” nga Veronique, mamaje menaxhere e Adrien Rabiot.

Rreth talentit francez ka nisur një ankand i mirëfilltë, që sheh Juventus dhe Milan në radhën e parë, ndërsa Inter po përgatitet të nisë sulmin. Edhe në Katalonjë, shtypi flet për interesimin e Barcelonës, që ka kohë të lëvizë deri më 31 gusht.

Gjithsesi duhet marrë gjithmonë parasysh forca e Parisit. Thuchel po e aktivizon si titullar, me kohë të plotë, ndërsa presidenti Nasser Al-Khelaifi është i bindur se herët e vonë do të marrë firmën e rinovimit të kontratës.

Rabiot merr 2 milionë euro në sezon, ndërsa PSG i ofron 5 milionë euro me kontratën e re, por mamaja-menaxhere e tij, Veronique Rabiot, ka garantuar se nuk bëhet fjalë për parà dhe mund të tërhiqet vetëm nga premtimi se mund të jetë kapiteni i së ardhmes.

Në këtë situatë të paqartë, Leonardo i Milan ka nisur bisedimet me familjen Rabiot. Ata e duan brazilianin sepse ishte i pari që i bëri një kontratë profesioniste mesfushorit, katër vjet më parë. Gjithsesi nuk duhet nënvlerësuar Juventus, që synon të bëj një tjetër goditje të “tipit” Pogba…

 

Related posts

FUTBOLLI ËSHTË NDALUR NGA KORONAVIRUSI/ Mourinho zbulon 11-shën më të mirë me lojtarët që i ka stërvitur

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Partizani. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leroy Sane: Manchester City GATI për finalen e parë sezonale ndaj Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment