Futboll Seria A Sport

MILANI I ÇMENDUR/ Kuqezinjtë shumë PRANË mesfushorit të PSG 

Merkato ka hyrë në fazën e saj përfundimtare (në Itali do të mbyllë dyert më 17 gusht) dhe në shtëpinë e Milanit, “fishekzjarret” nuk duket se kanë përfunduar me ardhjen e Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara. Ekzistojnë ende shumë emocione, sepse drejtuesit e klubit kuqezi janë të angazhuar në mënyrë aktive për të përforcuar skuadrën, duke i dhënë kampionë të tjerë trajnerit Gattuso. Qëllimi është i qartë: ta kthejnë klubin e njohur italian në nivelet e dikurshme konkurruese.

Leonardo është duke u përpjekur të përfitojë nga marrëdhëniet e tij të shkëlqyera me PSG, ku ai ishte drejtor sportiv nga viti 2011 deri në 2013, në përpjekje për të sjellë te kuqezinjtë një, ose dy lojtarë me vlerë të madhe. Përveç Rabiot, drejtuesi i Milanit, siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, ka si objektiv edhe Julian Draxler.

Mesfushori gjerman, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, do të ishte një përforcim i madh për Milanin, ku me siguri do të gjente vend titullari, çka e ka mjaft të vështirë te PSG, ku konkurrenca është shumë më e madhe. Milani mund të hyjë në negociata duke ofruar Ricardo Rodriguez, një lojtar i ndjekur me interes nga parizienët.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Protestojnë korçarët, Muzaka pretendon për 11-metërsh (VIDEO)

Isa.Autor

EGNATIA-SKËNDERBEU/ Gafë e portierit Puja, sulmuesi Ajazi ndëshkon për “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Tirana, “Demat” protestojnë për faull të Abibit ndaj Bardhit

Delo.autor

Leave a Comment