Futboll Seria A Sport

Modric te Interi/ Nuk do ta besoni sa ka shkuar koeficienti i transferimit të bujshëm

Ka qenë lajmi i ditës dje jo vetëm në Itali por në të gjithë Europën.“Gazzetta” dhe “Tuttosport” në Itali, por edhe “AS” dhe “Marca” në Spanjë kane shkruar njëzëri sot: Interi ka një endërr, ajo quhet Luka Modric.

Edhe pse për momentin duket si diçka e pamundur, zërat raportojnë se Interi e pëlqen lojtarin dhe se një tentativë ka nisur ta bëjë. Ausilio është vënë në lëvizje për të parë marzhet e një transferimi edhe pse e theksojmë, gjithçka mbetet në kufijtë e të pamundurës.

Ajo që ka rënë në sy sot kompania e njohur e basteve sportive “Sisal Matchpoint” ka ulur ndjeshëm koeficentin e transferimit të Luka Modric te skuadra e Interit.

Para disa ditësh koeficienti ishte 20, por në fundjavë ka qene diku tek 10 dhe sot në pak orë ka arritur të ulet deri në koeficentin 6.

Se sa do t’ia dalin zikaltërit të bindin Real Madrid, është një histori tjetër pastaj sepse kujtojmë se Interi nuk e ka fuqinë ekonomike për të paguar klauzolën e lojtarit.

Related posts

FAVORIT PËR TË FITUAR TITULLIN/ Shaqiri: Liverpooli mund ta përballojë presionin, ne thjeshtë…

Delo.autor

Fernando Morientes: Liverpooli e di se Reali është favorit

Sadik.Autor

RONALDO NJË “PËRBINDËSH”/ I jep Juventusit Superkupën, vetëm Kutrone nuk mjafton për “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment