Futboll Premier League Sport

Mourinho paralajmëron/ Ky do të jetë sezon i VËSHTIRË për Man United

“Sezoni që po nis, ka për të qenë i vështië për United. Nëse nuk ndërhyjmë urgjentisht në merkato, nëse nuk marrim masat, do të vuajmë shumë”, ka qenë palajmërimi i radhës dhe ndoshta i fundit I trajnerit Jose Mourinho. Trajneri portugez ka ngritur zërin pas humbjes 1-0 që Manchester United arriti ndaj Bayern Mynih në miqësore. Kjo ishte sfida e fundit e “djajve të kuq” në këtë periudhë, ndërkohë që të premten do të luajë në sfidën hapëse të Premier League ndaj Leicester.

Më tej, trajneri Mourinho shprehet: “Unë ua kam bërë të qartë drejtuesve të klubit se për çfarë kemi nevojë dhe pres në këto ditë të mbetura të merkatos që diçka të ndryshojë. Rivalët tanë janë përforcuar dhe kanë ekipe fantastike, ndërsa ne kemi mbetur në vendnumëro. Ndaj e shoh këtë sezon të vështirë, ndërkohë që na kanë munguar mjaft titullarë për shkak të Botërorit. Vështirë të bëj një parashikim për sezonin e ri. Nuk e di”, deklaroi Jose Mourinho.

Related posts

E PABESUESHME/ Ylli i Ajax i dhuroi fanellën, djaloshi e shet për… (FOTO)

Delo.autor

REAL MADRID-SHAKHTAR DONETSK/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Vinicius-Benzema-Vazquez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez ngre “flamurin e bardhë”, do të mungojë edhe në 2 garat e radhës

Delo.autor

Leave a Comment