Futboll Sport

Mposhtën TIRANËN/ Trajneri i KAMZËS nuk kursehet: I bëmë ‘hyzmetin’, nuk ishte e…

Menjëherë pas fitores surprizuese në minutat e fundit ndaj Tiranës, ka folur për kamerat trajneri i Kamzës Bledar Devolli. Në një prononcim për Supersport pas ndeshjes ai ka komentuar këtë sfidë duke e quajtur jo të rastësishme këtë fitore 0-1, pasi sipas tij skuadra ka punuar fort për të arritur këtë rezultat.

“Nuk është e rastësishme kemi bërë një punë të gjatë. Falenderoj futbollistat por dhe drejtuesit që e kanë bërë të mundur këtë grup. Kemi punuar dhe sakrifikuar shumë. Do i bëjmë ‘hyzmetin’ çdo ndeshje. Jam shumë i kënaqur nga futbollistët, por duhet të jemi me këmbë në tokë.

Nuk isha i kënaqur me barazimin pasi në çdo stërvitje kërkoj të njëjtën grindë. Vuajtëm shumë por ishim të përgatitur për të fituar. Duhet të kemi vetëm durim sepse futbollit asnjëherë si dihet. Por kemi ndërtuar një ekip me merak, me shumë harmoni dhe punë”, kanë qenë fjalët e teknikut Devolli.

 

Related posts

Legjenda e Liverpool nuk duron talljet, pështyn 14 vjeçaren

Q.Autor

Uruguai fitoi thellë në fushë, Rusia u “hakmor” në tribuna (FOTO)

Isa.Autor

SKËNDERBEU-BYLIS/ Miraka i kthehet në makth Bregut, gardiani i skuadrës ballshiote kryen 2 superpritje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment