Futboll Premier League Sport

Ngre siparin futbolli në Angli, SUPER-ndeshja e sotme hap sezonin e ri

Sezoni i ri futbollistik starton sot në Angli, me ndeshjen e parë të edicionit të ri mes Chelsea dhe Manchester City. Takimi i vlefshëm për Community Shield (versioni anglez i Superkupës), do të vë kështu përballë “blutë” e Londrës si fituesit e FA Cup sezonin e shkuar, dhe “citizens” që triumfuan në Premier League.

Ndeshja do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Wembley” të kryeqytetit britanik, dhe pritet të jap një tablo të gjendjes së dy skuadrave disa ditë përpara fillimit të kampionatit. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare për trajneri e ri të Chelsea, Mauricio Sarri, i cili ka detyrën e vështirë të ringritjes së ekipit pas një sezoni zhgënjyes vitin e shkuar.

 

Related posts

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Manchester United arrin akordin me mesfushorin portugez…

Delo.autor

TË FRIKSHËM/ Ky do të jetë SUPER formacioni i INTERIT përballë Barcelonës (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Celta Vigo-Barcelona. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment