Futboll Sport

Nis Bundesliga, Kovaç vetëm për fitore: Ja si e binda Levandovskin të qëndrojë

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka qenë prezent në konferencën e parë për shtyp për sezonin e ri në Bundesligë. Kroati është paraqitur në orar dhe ka përshëndetur gazetarët, duke u uruar atyre një punë sa më të mirë në këtë sezon me shpresën që bashkëpunimi me të jetë sa më i mirë. Trajneri ka folur për përgatitjet e skuadrës ndaj një kundërshtari të fortë si Hofenhaimi, që do të luajë në “Allianz Arena” sonte në mbrëmje.

Si kanë shkuar përgatitjet gjatë javës?

Jemi të gëzuar, që më në fund do të fillojë kampionati. Shtatë javët e përgatitjes ishin të gjata dhe të lodhshme, por tani jemi në formë të mirë dhe gati për të nisur sezonin e ri.

Sa e njihni kundërshtarin dhe trajnerin e tyre?

Julian Nagelsman e ka shndërruar Hofenhaimin një klub të madh. Sidomos në dy vitet e fundit, puna e tij ka qenë shumë e mirë. Ata janë renditur të katërtit para dy sezonesh dhe në të fundit arritën të renditen të tretët, duke lënë pas skuadra shumë të mira.

Çfarë mendoni për fjalët e Levandovskit?

Unë nuk isha në sezonin e kaluar te Bajerni. Ndoshta disa gjëra nuk kanë shkuar si duhet, Robert nuk ka marrë vëmendjen e duhur në momentet e vështira, çdo njeri ka nevojë për mbështetje, edhe një bomber si Levandovski. Por, tani ai është me mendje te ne. Leva ka shënuar shumë gola këtu, gola të rëndësishëm. Atij mund t’i besosh shumë në ndeshjet delikate.

Çfarë objektivi ka Bajerni?

Besoj që kjo dihet, por tjetër është ajo që flasim dhe tjetër ajo që do të mund të bëjmë në fushën e lojës. Mund të kesh shumë ëndrra, por sa prej tyre mund t’i realizosh, kjo është çështja.

Si është gjendja e skuadrës?

Gnabri ka ende probleme muskulore dhe nuk mund të luajë nesër (sot). Gjatë sezonit jam i bindur që do të kemi situata të ngjashme ku shumë lojtarë nuk do të jenë në gjendje të mirë fizike. Lojtarët në fushën e lojës janë të klasit botëror, edhe ata që do të qëndrojnë në stol janë po të këtij niveli. Madje, edhe ata që do të jenë në tribunë. Por, ne kemi të drejtën, ashtu si të gjithë të luajmë vetëm me 11 lojtarë në formacionin e parë.

Si është komunikimi juaj me lojtarët që nuk janë në formacionin e parë?

Para ndeshjes do të kem një takim me lojtarët. Me ata që do të luajnë në formacion, do komunikoj në drekë, kurse me lojtarët që do të jenë në stol, pak më vonë ose kur të shkojmë në stadium.

Do të largohet Rudi?

Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet vetëm Hasan Salihamixhiç. Mund t’ju them vetëm që nëse Sebastian do të qëndrojë, atëherë ai do të ketë minutat e tij në lojë njësoj si të tjerët.

Të rikthehemi dhe njëherë te Levandovski, si e bindët të qëndronte?

Duhet të kuptosh situatën nga jashtë. Ai ia kishte komunikuar planet e tij klubit, duke lënë të nënkuptohej se diçka nuk shkonte. Kjo situatë ishte në favor të tij. Unë e këshillova dhe e mbështeta atë si njeri dhe jo si trajneri i skuadrës. Gjatë karrierës sime kam qenë plot herë në situata të tilla, ndaj dhe e di si të sillem me lojtarët.

Sa i rëndësishëm është fakti që Manule Nojer është rikthyer me skuadrën?

Manuel është një lider, jo vetëm te Bajerni po edhe te përfaqësuesja e Gjermanisë, ai është kapiteni. Nojer është dikush që ngjall respekt të madh te kundërshtari dhe kjo më gëzon. Nesër (sot) jam i lumtur që ai është rikthyer në formacionin e parë me skuadrën.

Hames Rodrigez ka treguar se është rikthyer në formën e mëparshme, do të luajë ndaj Hofenhaimit?

Ka dy përkufizime të qenit në formë. Ajo e lojtarit dhe ajo e trajnerit. Nëse ai do të luajë nesër (sot), këtë e dinë shumë pak njerëz.

Ndaj Hofenhaimit do të keni mundësi të përdorni kufjet, sa do ju ndihmojnë?

I kemi testuar në ndeshjet e mëparshme, nuk është se bën shumë diferencë. Do t’i përdorim më shumë në momentet kur do t’i komunikojmë Peter Hermanit se cili lojtar do të thirret nga nxehmja për të hyrë në lojë.

Boateng po kërkohet nga Parisi, Rudi gjithashtu mund të largohet, çfarë mendimi keni për zërat e merkatos?

Personalisht nuk dua që të largohet asnjë lojtar nga skuadra. Të mos harrojmë që jemi në garë në tre kompeticione dhe do të kemi shumë udhëtime. Këto udhëtime kërkojnë më shumë energji se vetë ndeshjet. Ndaj dua të kem një skuadër të plotë.

Related posts

Gjermani- Arabia Saudite/ Shënon gol ylli 100 milionësh që e kërkon e gjithë Europa (VIDEO)

Sadik.Autor

PRITET LARGIMI NGA MILAN/ Mbrojtësi arrin marrëveshjen për kalimin te skuadra e njohur

Delo.autor

SFIDA NDAJ BYLIS/ U përjashtua nga ekipi i parë i Teutës, ja çfarë ndodh me Lorenco Vilën…

Delo.autor

Leave a Comment