Futboll Premier League Sport

Një tjetër PROBLEM/ CHELSEA i prish punë INTERIT për Luka MODRIC

Ndërsa Interi po pret që të transferojë Luka Modric-in, nga Anglia nuk vijnë lajme të mira. Blutë e Londrës do të përforcohen me një futbollist si Mateo Kovacic, i cili ia ka dalë më në fund që të bindë Real Madridin që ta lërë të lirë. Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se mesfushori kishte kërcënuar “galaktikët” se ai nuk do të dilte në fushë që të stërvitej me grupin dhe se dëshironte që të lihej i lirë.

Kovacic kërkon më shumë minuta në fushë dhe te Reali sipas tij kjo nuk ishte e mundur. Trajneri Julien Lopetegui u përpoq që t’ia ndryshonte mendimin, por kroati nuk e ndryshoi qëndrimin. Nisur nga kjo, akordi me blutë e Londrës u gjet. Ai do të huazohet për një vit, e më pas klubi anglez do të ketë të drejtën e blerjes. Gjithçka është e mbaruar tanimë, e pritet vetëm zyrtarizimi.

Por largimi i Kovacic e bën edhe më të domosdoshëm qëndrimin e Luka Modric-it në “Bernabeu”. Presidenti Florentino Perez do të ketë nj arsye më shumë që të refuzojë largimin e futbollistit tjetër kroat për në Milano. Ky i fundit po përpiqet shumë, madje edhe menaxherët e kanë shtuar presonin, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Gjithashtu duhet përmendur fakti se Kovacic shikohej si një alternativë tek Interi, në rast se Modric nuk do të vinte. Në të tillë situatë, gjithçka duket më e komplikuar tek Interi.

Related posts

“MERKATO” NË JUG TË VENDIT/ Igli Tare “kapet mat” me ish lojtarët e Kombëtares në Palasë

Delo.autor

SERIE A/ Surpriza, Buffon tërhiqet nga Juvja, por jo nga futbolli…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Në Itali zbulojnë të ardhmen e Hysajt, ja ku pritet të transferohet mbrojtësi i Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment