Futboll Kombëtarja Sport

ODISEJA E VUAJTJEVE/ Dëmtoi ligamentin: ROSHI kryen operacionin me sukses

Odise Roshi ka kryer me sukses operacionin në gju, pas dëmtimit që pati në ligament. Mesfushori i kombëtares shqiptare e ka kryer operacionin në Itali, aty ku ka shkuar prej të shtunës së javës së kaluar. Roshi dëmtoi “kroçiatin” në ndeshjen mes Ahkmat Grozny dhe Rubin Kazan, pak ditë më parë në kampionatin rus, aty ku aktivizohet së bashku me Bekim Balaj. Ky dëmtim e detyroi Odise Roshin të lërë fushën e lojës dhe të kryejë vizita të specializuara. Pas ekzaminimeve në Rusi, Roshi u nis drejt Romës ku zhvilloi këtë fillim jave operacionin në ligament.

Ai ka publikuar një foto në profiling e tij instagram, ku shihet i shtrirë në krevat pas operacionit. Foton e shoqëron me mbishkrimin: “operacioni doli me sukses, faleminderit të gjithëve për mesazhet inkurajuese”. Pas operacionit, Odise Roshit do ti duhet afërsisht një periudhë prej gjashtë muajsh për t`u rikthyer në fushën e lojës. Kështu ai do të humb disa ndeshje me ekipin kombëtar dhe skuadrën e Ahkmatit në Rusi. Kanë qenë të shumtë mesazhet e urimit, për kryerjen me sukses të operacionit. Ndër mesazhet nuk kanë munguar edhe ato të futbollistëve të tjerë të kombëtares, përfshi Armando Sadikun, që gjithashtu ka të njëjtin dëmtim aktualisht.

Related posts

BARAZIMI NDAJ SPANJËS PËR “EURO 2020″/ Portieri i Suedisë: Kjo pikë merr kuptim nëse vazhdojmë kështu dhe…

Delo.autor

LA LIGA/ Atletico fiton me profesionalizëm dhe “kërcënon Katalanasit”

Delo.autor

NBA/ Theu karantinën 48-orëshe, basketbollisti dënohet me izolim shtesë

Delo.autor

Leave a Comment