Futboll Seria A Sport

PLAS TEK INTERI/ Zikaltërit KËRCËNOJNË mesfushorin që e transferuan për 50 milion euro

Te Inter ka shpërthyer një çështje e mirëfilltë, Joao Mario. Portugezi, për momentin, po refuzon të gjitha mundësitë për t’u larguar nga zikaltërit.

I kthyer nga huazimi te West Ham, aktualisht te Inter, ai është kërcënuar nga klubi, ose vendos të largohet, ose do të lihet jashtë ekipit deri në janar, ka bërë të ditur “Gazzetta dello Sport”.

Joao Mario refuzoi kalimin në Londër te West Ham dhe tani që është mbyllur merkato në Premier League, duket se ai ka refuzuar edhe kalimin te Besiktas.

Për momentin, tre alternativat e mbetura janë Sevilla, Betis dhe Monaco.

Related posts

ZYRTARE/ UEFA vendos gjithçka, finalet e Ligës së Kombeve në vitin 2023 do të zhvillohen në…

F.autor

Messi theu rekordin e Mullerit, shënoi golin e 366-të në kampionat

Q.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin West Ham dhe ngjiten në vendin e tretë, Salah shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment