Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Aliji pa ekip: Mbrojtësi kuqezi refuzon Izraelin për një arsye BEFASUESE

Një tjetër mbrojtës i kombëtares shqiptare që nuk ka ekip është Naser Aliji. Lojtari i linjës së majtë luajti 6 muajt e fundit me skuadrën e Virtus Entellës në kampionatin italian të futbollit. 24-vjeçari ishte titullar i këtij ekipi në Seria B, pasi luajti 17 ndeshje, nga të cilat 14 në formacion. Shqiptari i Maqedonisë u largua sapo u mbyll sezoni i rregullt.

Ai nuk ka gjetur ende një “strehë” të re. Në rast se mbrojtësi mbetet sërish pa skuadër, pas 6 muajve të parë të sezonit të kaluar kur ishte pa ekip, do të ishte vetëvrasje për të.

Alijit iu ofrua një mundësi për të vazhduar karrierën në Izrael, por 24-vjeçari e refuzoi. Ai nuk donte që të shkonte në këtë shtet dhe shkak u bë feja. Një mendim absurd duke qenë se futbolli nuk ka lidhje me “politika” të tilla, por është një sport që ka si qëllim të bashkojë njerëzit.

Megjithatë, koka bën, koka pëson, pasi lojtari mund të mbesë sërish pa skuadër. Shpresojmë që jo, pasi do të ishte goditje shumë e madhe për të. Vlera e Alijit në Transfermarkt.de ka rënë shumë, pasi nga 1 milion euro që e kishte kur ishte te Baseli, tani nuk e kalon 400 mijë euroshin. Karriera e futbollistit ka qenë në zbritje dhe nuk po arrin të marrë veten.

Related posts

RONALDO DO MUNGOI/ Në Milano po bëhet “NAMI” për Itali-Portugali

Isa.Autor

Botërori 2018/ Nuk mjaftoi sherri, forma e një titullari tërbon Low

Sadik.Autor

SPECIALE/ Real Madridi ka një mbret të ri dhe emri i tij është Vinicius!

Delo.autor

Leave a Comment