Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ E dinte që s’do të FITONTE, RONALDO bojkot prej MODRICIT

Kristiano Ronaldo duhej të ishte pjesë e delegacionit të Juventusit që udhëtoi dje në Montekarlo dhe sigurisht që emri i tij ishte konfirmuar në ftesat e UEFA-s dhe pa dyshim të mbrëmjes gala që u organizoi, ku portugezi do të tërhiqte edhe çmimin personal, atë të sulmuesit të vitit që, siç iu konfirmua, por ndoshta duke qenë në dijeni se nuk do të fitonte vlerësimin e “Lojtarit të vitit”, ndoshta portugezi ka vendosur në fund që të mos udhëtojë me drejtorin Xhuzepe Marota dhe zëvendëspresidentin Pavel Nedved.

Kristiano, në momentin e thirrjes së emrit të tij, teksa u vlerësua si “Sulmuesi i vitit”, ka lënë të shtangur prezantuesit, të cilët janë lajmëruar nga regjia se nuk është prezent, një moment i pahijshëm, por që ndoshta nuk është se i ka bërë shumë përshtypje vetë 33- vjeçarit, i cili ka mbetur i zhgënjyer nga vlerësimet e UEFA-s. Dhe këtë fakt e kanë konfirmuar pas ceremonisë edhe drejtori Marota dhe menaxheri i tij, Zhorzh Mendez. “Komenti për grupin është i kotë, sepse si çdo vit, do të them se grupi është i rrezikshëm, por sivjet nuk duam të fshihemi, pasi jemi mes skuadrave favorite për të fituar trofeun, ndaj për ne është detyrim që t’i shkojmë deri në fund, jo të flasim për fazën e grupeve.

Mungesa e Ronaldos? Është diçka që e kemi vendosur së bashku sot (dje) në mëngjes dhe lojtari vendosi që të mos udhëtojë me ne. E mbështesim dhe e pranojmë vendimin e tij, sepse realisht mendoj se çmimin ‘Lojtari i vitit’ e meritonte vetëm Kristiano. Ky është një vlerësim për paraqitjen e vjetshme të Ligës së Kampioneve dhe s’ka lidhje me Botërorin. Nuk e them këtë sepse është lojtar i yni tashmë, por thjesht si sportdashës”, u shpreh Xhuzepe Marota.

Related posts

Risitë e Panuccit/ Qaka-Ramadani në qendër të mesfushës, vëmendje edhe për Abazajn

Sadik.Autor

Siguria në Botëror/ Rusët instalojnë 2000 kamerat inteligjente

Sadik.Autor

ZBULON TRAJNERIN E RI TË BARCELONËS/ Iniesta: Ai ka potencialin për të drejtuar një skuadër të madhe

Delo.autor

Leave a Comment