Futboll Sport

PROBLEMET ME VIZAT/ “Lirohet” Maloku, por vazhdon ende kalvari i vuajtjeve për KUKËSIN

Mbas me shumë se 6 orë pritjesh në aeroportin e Tbilisit për portierin e Kukësit Faton Maloku, por dhe për drejtorin sportiv të Kukësit Nderim Nexhipi i cili ka shoqëruar dhe negociuar me zyrtarë të Torpedos, por dhe zyrtarë të aeroportit dhe policisë më në fund ka ardhur zgjidhja, Maloku është “liruar” dhe është lejuar të dal nga ambientin e aeroportit dhe të udhëtojë drejt hotelit ku ndodhet pjesa tjetër e ekipit.

Ndërhyrja e presidentit Gjici nëpërmjet Ministrisë së Jashtme Shqiptare ka bërë punën e vet që të zgjidhet kjo ceshtje. Por, kalvari i vuajtjeve nuk ka pasur të sosur për të gjithë ekipin verilindor, pasi me të mbërritur në aeroport e mbas procedurave autobuzi që do i transportonte ka vonuar më shumë se 40 minuta e akoma më keq nuk ka pasur eskortë policore për ti shoqëruar drejt hotelit, një standard i mohuar nga klubi pritës.

Related posts

COPA DEL REY/ Messi rikthehet me gol, Barcelona mposht me përmbysje Vallecano dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

Milan duhet të shqetësohet, Reali kërkon dy xhevahirë të kuqezinjve

Sadik.Autor

KONTAKTI I PARË ME EKIPIN E MILANIT/ Giampaolo zbulon recetën: Dua lojtarë besnikë, di ta rifitoj…

Delo.autor

Leave a Comment