Futboll La Liga Sport

PSG kërkon anësorin e ATLETICOS, SIMEONE gjen zëvendësuesin tek BAYERNI

Merkato për Atletico Madrid duket se nuk është mbyllur ende. Filipe Luis mund të largohet nga “los colchoneros” këtë verë, me brazilianin që ka marrë një ofertë të rëndësishme nga PSG dhe palët po negociojnë.

Largimi i mundshëm i 33-vjeçarit do të rikthente Simeonen sërish në merkato për një mbrojtës të majtë, pasi do të mbetej vetëm me Lucas Hernandez. Gjithsesi për Spanjën dhe Francën merkato mbyllet më 31 gusht dhe në rast të një akordi të Filipe Luis me PSG, drejtuesit spanjollë do të tentojnë Bernat nga Bayern Munchen.

Kujtojmë që këtë verë Atletico Madrid humbi edhe anësorin e djathtë, Sime Vrsaljko, i cili iu bashkua Interit. Në vend të tij, Simeone afroi anësorin Arias nga PSV Eindhoven.

Related posts

EURO 2020/ Shikoni si Bare i jep fund karrierës së yllit të Francës (VIDEO)

Delo.autor

Panucci i “rrëmben” kapitenin Shpresave të Kosovës, lojtari zgjedh Shqipërinë

Sadik.Autor

NBA/ Giannis magjik për Milwaukee, Denver triumfon pas kohës shtesë

Delo.autor

Leave a Comment