Champions League Futboll Sport

Ramos e përshëndet pasi mori çmimin/ Salah e injoron KEQ spanjollin (VIDEO)

Ramos e përshëndet pasi mori çmimin, por Salah nuk e ka harruar finalen dhe e injoron spanjollin
Në Monaco është hedhur shorti për grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2018-19. Në këtë ceremoni janë ndarë edhe çmimet për më të mirët e edicionit të kaluar.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka marrë çmimin si mbrojtësi më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve. Ramos që ishte kritikuar shumë për lëndimin e Mohamed Salahut të Liverpoolit në finale, është takuar përsëri me egjiptianin.

Por duket se sulmuesi egjiptian nuk e ka harruar finalen e edicionit të kaluar kur u lëndua gjatë një dueli me Ramosin.Salah u detyrua ta lë fushën e lojë me lot në sy, dhe në Monaco dyshja janë takuar përsëri. Pasi mori çmimin si mbrojtësi më i mirë i edicionit të kaluar, Ramos e ka përshëndetur Salahun.

Ylli i Liverpoolit e ka injoruar keq spanjollin duke e injoruar atë dhe duke mos ia kthyer përshëndetjen.

 

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Suedia shumë pranë avantazhit

Sadik.Autor

MBLIDHET SKËNDERBEU/ Ja vendimi që pritet të marrin lojtarët

Isa.Autor

SULMON DY TRAJNERËT E PREMIER/ Mourinho “thumbon”: Unë fitoj trofe kudo, ata shesin…

Delo.autor

Leave a Comment