Futboll Sport

REALI PRET PËRFUNDIMIN E HETIMIT NGA UEFA/ Perez bën gati 300 milionë euro

Humbja e pësuar në finalen e Superkupës së Europës kundër kushërinjve të Atletico Madrid ka lënduar dhe jo pak krenarinë e Real Madrid, që është kthyer të humbasë një finale pas shumë kohësh. Ka ndodhur për shkak të largimit të Cristiano Ronaldo-s?

Jo plotësisht, por nuk mund të mohohet se largimi i portugezit ka krijuar një boshllëk (teknik dhe në nivel personaliteti) të vështirë për t’u mbushur edhe nga kampionë si Asensio apo nga i riu Vinicius.

Atëherë, cila është zgjidhja? Për Florentino Perez është e njëjta: të blihet Neymar. Dhe sipas “Sport”, madrilenët janë gati të lajnë në flori Paris Saint-Germain. Treqind milionë euro, rreth 80 më shumë nga shifra e shpenzuar nga francezët për atë që mbetet blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit.

E përditshmja spanjolle ka shkruar se Real është në pritje të rezultateve që do të dalin nga hetimi i UEFA-s në lidhje me të ardhurat e PSG nga reklamat. Të ardhura këto që dyshohet se janë dy ose tri herë më të larta në krahasim me klubet e tjerë.

Ky hetim mund të mbështesë teorinë e Tebas, i cili ka thënë se ka një abuzim nga klubet-kombe në tregun europian, duke iu referuar PSG-së që kontrollohet nga Katari.

Drejtuesit e klubit francez kanë thënë se nuk ka asnjë shkelje dhe pret me besim vendimin, që pritet të vijë në ditët e fundit të muajit. Por është dikush që shpreson që rezultati i hetimit të jetë negativ për PSG, duke i detyruar këta të fundit ta shesin Neymar-in. Ai është Florentino Perez.

Për këtë arsye, sipas “Sport”, Real Madrid nuk ka marrë asnjë lojtar të madh për të zëvendësuar CR7. Mundësia për ta marrë brazilianin në Madrid është shumë tunduese për t’u çuar dëm nga blerje të kushtueshme në pritje të vendimit të UEFA-s. Gjithsesi, Real vazhdon të kërkojë në merkato përforcime për repartet e tjera të ekipi.

Një nga objektivat është Marcos Alonso, ish-lojtar i ekipeve zinxhir të “Los Blancos”, që luan me Chelsea. Një blerje që nuk do të ndikonte te zbarkimi i mundshëm i Neymar në “Bernabeu”. Për atë mund të pritet deri në sekondën e fundit. Florentino, dihet, nuk i vë çmim ëndrrave të tij. Dhe treqind milionë euro mund të mjaftojnë.

Related posts

U DËNUA ME KARTON TË KUQ/ Arsenali fiton apelin, gati për ndeshjen e kthimit sulmuesi…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Pas një asist nga Fred, sulmuesi Cavani ndëshkon Romën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

“PO NA Q*HET NËNA KËTU, PO DJERSISIM NË STËRVITJE”/ Shikoni si motivoi Moçka ekipin në fitoren e parë të Flamurtarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment