Futboll La Liga Sport

RIFILLON “TELENOVELA”/ REALI “alarmon” INTERIN, madrilenët ulin në “stol” MODRICIN

Edhe pse u kthye në Spanjë dhe u përfol se nuk do të largohej nga “Santiago Bernabeu” spekulimet për largim të Luca Modricit nga Madridi janë shtuar sërish pasi kroati nuk është vendosur në formacionin të finales së Superkupës së Europës që Real Madridi do të luajë ndaj rivalëve të Atleticos. Në këtë mënyrë dyshimet se ai mund të kalojë te Interi shtohen edhe më tepër. Tekniku i Realit Julen Lopetegui nuk ka dhënë asnjë arsye se përse ylli i Realit është lënë në stol.

Pas fitores së trofeut të tretë radhazi të Champions League me “Los Blancos”, drejtuesit madrilenë i kishin premtuar “Futbollistit më të mirë të Botërorit 2018” se ata do ta linin të largohej vetëm nëse ekipi triumfonte në finalen e Kievit, por largimi i papritur i Cristiano Ronaldo drejt Juventusit i prishi të gjitha diskutimet duke e lënë gjendjen në amulli të plotë.

Related posts

Shkoi për të parë Juventus-in, klubi shkarkon sulmuesin

Q.Autor

Probleme peshe te Partizani, Çani dhe Nikoliç nën “akuzë”

Isa.Autor

E BUJSHME/ Gjithë Europa pas “djaloshit të artë”, Barcelona siguron “pole position”

Isa.Autor

Leave a Comment