Futboll Seria A Sport

RISI ME VARIN/ ZBULONI çfarë do të ndodhë nga sezoni i ri në SERIA A (DETAJE)

Duke filluar nga ky sezon në Seria A, VAR do të shfaqet në ekrane gjigandë të vendosur në stadiume. Çdo gjë do të shfaqet publikisht vetëm pasi të jetë marrë vendimi përfundimtar nga arbitri i cili shkon më parë që të shikojë rastin e dyshuar. Kjo metodë është diskutuar dhe tani në lidhje me rregullat e përdorimit të kësaj metode është vendosur që të lejohen që të transmetohen imazhe ekskluzivisht të ndeshjes.

Ndërkohë në filmat nuk do të shfaqen imazhe:

-Që mund të kenë ndikim në zhvillimin e lojës

-Që mund të konsiderohen të diskutueshme dhe mund të nxisin ndonjë formë të rebelimit të publikut

-Që rebelim të publikut, mosbindje civile ose materiale fyese si banderola, apo shenja të ndryshme

-Që mund të dëmtojnë imazhin, reputacionin e arbitrit, apo të lojtarëve.

-Shenja të cilat drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë nxjerrin në pah gabimet e mundshme të ndonjë lojtari apo të ndonjë zyrtari të ndeshjes.

Ndërkohë që do të paraqiten imazhe që kanë të bëjnë më:

-Ndeshja “live” në ekranet e stadiumit

-Qëllimi i vërtetuar nga zyrtari i konkurrencës

-Goli i dhënë nga zyrtarët e ndeshjes

-Shanse të pastra për të shënuar

-Aksione spektakolare, në rast të një goli/jo gol për të cilin përdoret sistemi i GLT-së, të cilat do të shfaqen vetëm pas vendimit të arbitrit.

-Dhe ndërprerja e lojës nga arbitri i cili vendos që të këshillohet me pamjet që ofron VAR.

Related posts

LEONARDO TËRHIQET NGA OBJEKTIVI/ Milani heq dorë nga sulmuesi i njohur kolumbian…

Delo.autor

DEKLARATA E ISH-LOJTARIT TË CHELSEAT/ Frank Leboeuf beson: Hazard duhet të largohet nga ekipi, nëse…

Delo.autor

AKSIDENT në Formula 1, piloti PËRPLASET me murin dhe lë garën

Sadik.Autor

Leave a Comment