Futboll Seria A Sport

Romagnoli: Jam krenar që përfaqësoj skuadrën dhe tifozët si kapiten

Fjalët e para si kapiten i Milan për Alessio Romagnoli. Mbrojtësi qendror, intervistuar nga Milan TV, ka folur për emocionet e mbajtjes së shiritit dhe përgjegjësitë, por në të njëjtën kohë edhe për dëshirën, për të sjellë klubin në majë të futbollit, jo vetëm atij italian.

PËRMIRËSIMI – “Jam rritur, kam mësuar të njoh dhe të jetoj në këtë botë. Këtu në Milano ndihem mirë, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, shpresoj të vazhdojmë së bashku për shumë vite. Duhet të mendojmë për tu ngritur, fituar dhe të rikthejmë atë Milan, që ngrinte kupa dhe bënte të gjithë të argëtoheshin. Ne duhet të përmirësohemi, krahasuar me vitin e kaluar, veçanërisht sa i përket fazës së parë. Duhet të shmangim tensionet që kanë ekzistuar gjatë vitit të kaluar. Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të mësohemi të luajmë ndeshje të rëndësishme “.

SHIRITI – “Fakti që jam në Milano është fantastike, të jem kapiteni është një burim krenarie. Shpresoj ta përfaqësoj sa më mirë këtë ekip. Secili lojtar nuk duhet të vendosë kufij. Shpresoj të përmirësohem dhe të rritem, në çdo pikëpamje dhe të bëj më të mirën për Milan-in “.

HIGUAIN – “Mendoj se Higuain është ndër sulmuesit më të mirë në botë. Ka shënuar shumë kudo që ka luajtur. Shpresoj që ai të vazhdojë të shënojë edhe këtu dhe të na bëjë të fitojmë ndeshjet “.

LEONARDO DHE MALDINI – “Ata janë dy persona shumë kompetentë dhe shumë seriozë. Mendoj se po bëjnë gjithçka për të mirën e Milan. Detyra jonë është të paraqitemi mirë.”

Related posts

NË MËGJES BANKIER, PASDITE SI TRAJNER I EKIPIT AMATOR/ Ja pse Sarri braktisi kostumin për tutat

Delo.autor

E BUJSHME/ Mesfushori i kombëtares së SHQIPËRISË drejt klubit të BENITEZ

Isa.Autor

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT/ Messi, më mirë se Juventus dhe Real-i. Barcelona tërbon rivalët…

Delo.autor

Leave a Comment