Futboll Sport

RRËMBEN TITULLIN/ Diego Simeone bëhet trajneri më i mirë i Atletico Madridit në histori

Diego Simeone është bërë trajneri më i suksesshëm i Atletico Madrid, pasi fitoi titullin e tij të shtatë të madh. Argjentinasi vijoi ta ndiqte skuadrën e tij jo nga stoli në finalen e Superkupës së Europës, sepse është ende i pezulluar nga UEFA, por kjo nuk e pengoi t’i mundë rivalët e qytetit, Real Madridin, me rezultatin 4-2, pas kohës shtesë, në Talin, të mërkurën.

“UEFA Super Cup 2018” i bashkohet suksesit tjetër të njëjtë të “El Cholo” në vitin 2012, si dhe titujve të La Liga-s, Ligës së Europës, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës, që ai ka fituar, qysh kur mori detyrën, shtatë vjet më parë.

Arritja më e lartë e Atletico Madrid nën drejtimin e trajnerit Simeone mbetet titulli i sezonit 2013-2014, në La Liga, ndërsa ai duket i vendosur për të sfiduar Real Madridin dhe Barcelonën përsëri në këtë drejtim, në sezonin e ri. Me

fitimin e “Europa League” në sezonin e kaluar, Simeone ishte i dyti në listën e trajnerëve që kishin fituar më shumë në stolin e Atletico Madridit, pas gjashtë titujve të grumbulluar nga Luis Aragones në katër sezonet e tij në këtë klub.

Argjentinasi, gjithashtu, bëhet trajneri i parë i Atletico Madridit, që fiton një finale kundër Real Madridit në tri gara të ndryshme kundër fqinjëve të qytetit: Kupa e Mbretit, Superkupa e Spanjës dhe Superkupa e Europës.

Në kontrast me të, Julen Lopetegui u bë trajneri i parë i Real Madridit, që e humbi ndeshjen e tij të parë konkurruese që prej kohës së Bernd Schuster në vitin 2007. Lopetegui është, gjithashtu, i pari trajner i Real Madridit që pëson katër, ose më shumë gola në ndeshjen e tij të parë konkurruese, që prej Michael Keeping, kundër Celta Vigo, 60 vjet më parë.

Related posts

DËMTIM HORROR NË PREMIER LEAGUE/ Shikoni si sulmuesi Son i thyen këmbën ish-lojtarit të Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

PAS DËNIMIT NGA DISIPLINA/ Partizanit i rikthehen tifozët për sfidën ndaj “korçarëve”, ja çmimi i biletave

Delo.autor

KUR KTHEHEN LOJTARËT NGA AMERIKA E JUGUT? Juventus rrezikon 5 mungesa ndaj Napolit. Ja situata në Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment