Futboll Sport

SFIDA E HAPJES SË KAMPIONATIT/ Trashi: Penalltitë na janë bërë makth, ndihem mirë si mbrojtës i majtë

Futbollisti i Partizanit, Lorenc Trashi, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku u shpreh:

90 minutësh i luftuar, skuadra ishin të barabarta. Vazhdon malliki i Korcës?

Fillimi i lojës nuk ishte aspak i mirë. Skënderbeu na vuri në presion ne u tërhoqëm disi. Në të dytën u balancua loja dhe ra pak ritmi.  Pjesa e tersit. Penalltitë na janë bërë makth. Jam i pakënaqur.

Si iu duket Partizani i këtij viti, është për kampion?

Unë mendoj që nga 4 vitet që kam te Partizani, ky është viti i Partizanit pa bujë, se herë e tjera na kenë bërë shumë bujë dhe kemi dështuar. Kësaj here mund të jetë më i mirë.

Keni biseduar me trajnerin për rolin si mbrojtës i majtë? 

Ekipi para dy vjetësh ka qenë me shumë bujë. Këtë vit jemi me këmbë në tokë. Në vitet e tjera na kanë fryrë shumë mediat dhe kemi kaluar në eufori. Shpresoj që të jetë më i mirë ky vit. Ndihem mirë si mbrojtës i majtë, më pëlqen, edhe trajneri këtë mendim ka. Në qoftë se trajneri do thotë kalo para unë do e bëj. Duke luajtur mbrojtës i majtë, do i hap mundësi lojtarëve që kanë ardhur.

Related posts

Zlatan është Zlatan, por ka edhe momente dobësie për suedezin (RASTET)

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Super trajneri i ofrohet Real Madrid, Perez i thotë “jo”…

Delo.autor

“TIFOZI I VOGËL I PARTIZANIT HUMBI BETEJËN ME JETËN”/ Përlot klubi: Renisi s’ia doli dot, u prehsh në paqe

Delo.autor

Leave a Comment