Futboll Sport

SHEHI me këmbë në tokë: Laçi i fortë, herët për të folur për pretendentë (VIDEO)

“Sigurisht që specifika është e ndryshme. Luajmë me një kundërshtar që para 3 javësh luajtëm në Superkupë, por ndeshja e Superkupës ka një specifikë të veçantë. Nuk një sfidë e njëjtë me kampionatin. Kemi përballë një skuadër të mirë, të re, por që të jep përshtypjen e një skuadre kompakte. Ka 4 pikë në tabelën e klasifikimit, kështu që është një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh faktin se luajmë pa tifozë”, – u shpreh fillimisht Shehi.

Numri një i stolit foli dhe për ndryshimet e mundshme në formacionin titullar. “Ndeshja pas ndeshjeje në varësi të situatave do të bëhen dhe ndryshime. Akoma nuk e kemi përcaktuar formacionijn, por duke ditur që afrimet e reja kanë ardhur vonë akoma nuk janë përshtatur me grupin“, – flet tekniku korçar.

I pyetur nga gazetarët, Shehi lavdëroi dhe Filin. “Ai është një lojtar që i ka treguar vlerat në kampionatin tonë. Nuk është si futbollistët e ardhur nga kampionatet e tjera që kanë nevojë për përshtatje. Duke parë dhe gjendjen e lojtarëve do të përgatisim 18-shen tonë për takimin kundër kurbinasve”.

Shehi mendon se të rinjtë kanë nevojë për përkrahje dhe besim. “Unë jam pro lojtarëve të rinj. Ata janë në moshë të re dhe kanë nevojë për përkrahje dhe besim. Më vjen mirë që po luajnë mirë dhe tregojnë vlera. Për ne nuk ka rëndësi nga vijnë, pasi përfaqësojnë ekipin e Skënderbeut. Janë të gjithë njësoj. Më vjen mirë që janë të rinj dhe po sillen si të pjekur“.

Kryepankina e Skënderbeut vlerëson forcën e kampionatit tonë. “Unë mendoj se kampionati shqiptar është i fortë këtë vit. Mund të fitosh me të gjitha dhe mund të humbasësh me të gjitha. Çdo ndeshje duhet ta vlerësosh dhe të mobilizohesh. Shumë shpejt për të bërë ndarjen e ekipeve pretendente dhe atyre që rrezikojnë, do të jetë kampionat shumë i fortë”.

 

 

Related posts

E KRYER/ Zyrtarizohet kalimi me hapa gjigand i Vedat Muriqit tek Lazio

Delo.autor

PLAS TEK LAZIO/ Strakosha hesht shokun e ekipit, ja si i vihen kundër tifozët… (VIDEO)

Isa.Autor

I VËRSULET TALENTIT TË REAL MADRID/ Pique: Je i çmendur apo çfarë…?! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment