Futboll Premier League Sport

SHKAKU I DËSHTIMIT/ “MOU” dhe 5 kërkesat që klubi s’i plotësoi portugezit

Jose Mourinho ka disa javë që po çalon në këtë merkato transferimesh të Manchester United. Trajneri portugez i kishte dhënë një listë prej pesë lojtarësh që do të donte t’i kishte në kampin anglez sezonin e ardhshëm dhe në këtë pikë asnjëri prej tyre nuk është marrë, diçka që e bëri Murinhon të shpërthente në konferencën për shtyp kundra klubit dhe i dërgoji disa thumbime lojtarëve të tij.

Skuadra angleze ka qenë një nga më të dobëtat në mesin e të mëdhave në këtë fazë parapërgatitore dhe ka grumbulluar më shumë humbje sesa fitore, klima në dhomat e zhveshjes nuk është e mirë dhe Jose Mourinho tani është kandidati numër një për tu shkarkuar nga stoli i Premier League. Të gjitha këto sepse ekipi anglez nuk ka ditur të lëvizë në këtë treg transferimesh dhe portugezi ka shpërthyer.

Kjo është lista prej pesë lojtarësh që Mourinho i kishte kërkuar Machester United: Justin Kluivert, James, Varane, Cavani dhe Maguire. Çmimi i përgjithshëm do të ishte i tepruar, rreth 500 milionë euro, edhe pse Manchester United asnjëherë nuk ka patur probleme me paratë.

 

Related posts

TUCHEL “PËRÇAN” ANGLINË/ Rooney kundër Federatës, por gjermani merr “bekimin” e Guardiola-s: Nuk ka rëndësi nënshtetësia

F.autor

Neymar: Është nder për mua, që arrita rekordin e Romarios

Sadik.Autor

KOMBËTARJA U-18/ Boksieri i talentuar shqiptar siguron medalje bronzi në Kampionatin Europian

Delo.autor

Leave a Comment