Bundesliga Futboll Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Dortmund gradon sulmuesin “besnik” si kapiten

Në Gjermani Dortmund është munduar që të rivalizojë Bajernin në vitet e fundit, por nuk e ka pasur të lehtë, pasi skuadra nga Mynihu gjithnjë është një hap para tyre. Edhe këtë edicion skuadra e teknikut Favre do të tentojë që të ndalë dominimin e kampionëve në fuqi.

Bajern gjithnjë ka përdoru një strategji ndoshta jo shumë “fair”, pasi lojtarët më të mirë të Dortmund i joshte me kontrata të majme, por vetëm me Marko Rois nuk ia ka dalë dot. Sulmuesi luan në Dortmund që nga viti 2012, por është përndjekur shumë nga dëmtimet, që e kanë kushtëzuar të shkëlqejë.

Kjo besnikëri e ka shtyrë klubin gjerman që t’i japë më shumë përgjegjësi në edicionin e ri, pasi ka vendosur që t’i japë shiritin e kapitenit 29-vjeçarit. Vetë lojtari e ka zbuluar diçka të tillë gjatë një prononcimi ku është shprehur: ”Trajneri më njoftoi se unë jam kapiten i ri. Ky është sigurisht një nder për mua dhe më bën krenar të përfaqësoj këtë klub dhe këtë ekip në fushë dhe jashtë saj”.

Related posts

KA LUAJTUR VETËM 9 NDESHJE/ Dështoi në Premier League, Celtic do sulmuesin shqiptar…

Delo.autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Flet policia amerikane: RONALDO s’është i pandehur, as nën…

Isa.Autor

VENDOS TË ARDHMEN YLLI I “DJAJVE TË KUQ”/ Ander Herrera: Nuk ka marrëveshje rinovimi, do të…

Delo.autor

Leave a Comment