Futboll Seria A Sport

SITUATA TEK MILANI/ De Biasi: Milan shkon lehtësisht në Champions, Gattuso ka dëshirë të…

Ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, në një intervistë për ‘Radio 24’ gjatë emisionit ‘Tutti Convocati’ analizoi situatën në kampin kuqezi të Milan, duke bërë edhe parashikimin e tij për sa larg mund të shkojë “Djalli” në këtë sezon. De Biasi foli edhe për Gattuson: “E sigurtë që Rino do të bëjë të pamundurën, pasi është i mirë dhe ka dëshirë. Milan i katërti? Është çështje e pak pikëve. Milan mund të mbërrijë në vend të dytë, sikurse dhe në të pestin, duhet vlerësuar mirë se si kanë punuar, por Milan është një skuadër e mirë”.

“Besoj se Milan është një skuadër që mund të shkojë lehtësisht në Champions, ka një sulmues të jashtëzakonshëm që në vitet e fundit ka thënë gjithmonë të tijën. Ka marrë një zëvendësues në nivelin e mbrojtësit të rëndësishëm që u rikthye te Juventus. Caldara dhe Romagnoli formojnë një çift të rëndësishëm dhe janë e ardhmja e kombëtares së Italisë. Besoj se me afrimin e Castillejo, futbollist me një këmbë të mirë dhe shumë deçiziv, Milan ka krijuar një kontigjent të rëndësishëm, dhe është përforcuar në mënyrë vendimtare në krahasim me sezonin e kaluar”, analizoi De Biasi.

Related posts

ZYRTARE/ Pirlo përfundon me sukses kursin, merr liçencën e trajnerit

Delo.autor

“Më së fundi ka mbaruar”/ Mourinho shfryn për fazën e vështirë parasezonale

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Eden Hazard firmos për 5 vjet me Real Madridin, ja kur do prezantohet

Delo.autor

Leave a Comment