Futboll La Liga Sport

SUPER MERKATO/ Barcelona e bleu 12 milionë, pas një viti ia shet Mourinhos për 40 milionë euro

Yerry Mina e ka rivlerësuar veten me paraqitjen e bërë në Kupën e Botës së Rusisë, ndaj kostoja i ka shkuar nga 12 milionë euro në 40 milionë, për vetëm disa muaj. Gjatë kësaj kohe, qendërmbrojtësi kolumbian nuk e ka bindur Barcelonën, e cila e ka vendosur atë si element të transferueshëm gjatë merkatos së kësaj vere.

Ai nuk e bind trajnerin Valverde, por Mina ka shumë adhurues për rininë e tij, për fizikun dhe adaptimin e shpejtë në futbollin europian. Barça, e cila tashmë ka nënshkruar me Lenglet, dëshiron të përfitojë nga momenti dhe të nxjerrë maksimumin ekonomikisht nga shitja e kolumbianit.

Siç raportohet nga “The Sun”, emisari i Manchester United, Matt Judge, ka udhëtuar për në Barcelonë, për të mbyllur nënshkrimin e Mina, pas 10 ditësh bisedimesh me klubin katalanas. Manchester United është në nxitim, pasi merkatoja e transferimeve mbyllet më 9 gusht, kështu që mund të pajtohet të paguajë shifrën, që Barcelona kërkon.

Sipas informacionit, detaje të vogla mbeten për ta mbyllur marrëveshjen. Barcelona po konsideron një opsion të riblerjes, por Manchester United dhe Mourinho nuk e pranojnë këtë. Përveç Manchester United, Yerry Mina ka marrë oferta edhe nga Olympique Lyon, Everton, Fenerbahce dhe Zenit, por opsioni që i pëlqen më shumë është Premier League, historia e “Djajve të Kuq” dhe aspiratat e tyre sportive.

Related posts

NJË TJETËR TRIUMF/ Luiza Gega fiton garën e 5 mijë metrave në Poloni: Synoj edhe 3 mijë metrat me pengesa

F.autor

FSHF bën pazar me biletat e Skoci-Shqipëri/ “Ofertë” 6400 lekë kur bileta bën…

Isa.Autor

ËSHTË KANDIDATI KRYESOR PËR MAN.UNITED/ Allegri thotë fjalën e tij: Kam kontratë me…

Delo.autor

Leave a Comment